fbpx

Pse e shoh ëndërr burrin e vdekur?

nga Revista Kosovarja

Përshëndetje, jam grua, 43-vjeçare, jetoj jashtë Kosovës. Burri më ka vdekur qe pesë vjet, por mbrumë m’u shfaq në ëndërr…

 

Kujdes, më tha, djalin e ke amanet! Dhe, donte disi t’ia jepte atij dorën për ta ngjitur në një breg…

 

Andaj, jam shumë e tronditur nga ëndrra. Të lutem, ma shpjego përmbajtjen e saj…

 

“Vendi im”

 

Përgjigje:

Ti e ke mbijetuar masakrën e Krushës së Vogël të Rahovecit, edhe pse nuk e ke shkruar dhe je ende e traumatizuar.

 

Si vajzë ke përjetuar gjëra të rënda gjatë luftës, prandaj i gjithë mobilizimi shpirtëror vepron nën nostalgjinë për njerëzit tu të vrarë dhe për disa fëmijë që kanë qenë familjarë të gjerë të gjakut tënd.

 

Është një pjesë ëndrre që vjen nga drama traumatike, që nuk të përcjellë vetëm ty, por edhe shumë e shumë të tjerë…

 

Megjithatë, ëndrra që ke parë ka të bëjë me një mëkat tëndin ndaj burrit, një muaj para se ai të vdiste, kur i ke bërë një ofendim, e që ka të bëjë me fëmijët.

 

Sipas ëndrrës, ai kërkon nga ti ta përkrahësh djalin, e që është në prag të një suksesi të karrierës jetësore, por që lidhet me shkollimin e tij.

 

Dora që babai tenton t’ia jep djalit për ta nxjerrë në breg, do të thotë po e qon në një lartësi, e që quhet karrierë suksesi.

 

Andaj, ndihmoje, përkrahe djalin! Kjo edhe është porosia e ëndrrës.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]