Prezantuesja e njohur kosovare, Kaltrina Mikushnica, për vite me radhë ka drejtuar emisione të ndryshme në TV.
Aktualisht Kaltrina prezanton një tjetër format mjaftë simpatik të titulluar “Dy ditë”, e që transmetohet gjatë vikendit në “RTK”.
Ajo, është mjaftë e hapur edhe rreth jetës private, ku nuk e ka problem të shfaq momente me të shoqin dhe vajzat, shkruan “Kosovarja”.
Burri i Kaltrina Mikushnices është mjek pediatër dhe prezantuesja ka bërë të ditur se ka pasur raste kur është berë xheloze për të shoqin, sidomos kur një herë e pa në kamerë që një grua po lyente buzët teksa priste për tu futur në kontrollë mjeksore bashkë me fëmijen e saj.