Endrit Thaçi është i biri i vetëm i një prej figurave më të rëndësishme të politikes në vend për 20 vite, ish Presidentit Hashim Thaçi.
Ndërkohë që ky i fundit nuk është aktualisht i përfshirë në skenën politike në Kosova, i biri shpesh ka lëshuar postime mbështetëse për të atin.
Endrit Thaçi, ende nuk ka shfaqur interesim konkret për inkuadrim në politikë, madje është krejt i rezervuar sa i përket paraqitjeve publike, shkruan “Kosovarja”.
Një gjë që dihet prej kohësh është se djali i ish Presidentit është një nga beqarët më të lakmuar në vendin tonë.