Përshëndetje zonja bamirëse.
Jam një vajzë e pamartuar që kam shkelur moshën 40 vjeçare. Kam pasur një dështim në dashuri dhe më ka lënë pasoja e lëndim.
Mirëpo, prej që ka kaluar ai lëndim, unë nuk po bëhem rehat, sepse kam frikë natën. Ka një vit që e kam këtë frikë dhe më shfaqet më shumë gjatë gjumit pas mesnate. Kam filluar të dyshoj se kam magji dhe kërkova ndihmën tënde.
Të lutem m’u përgjigj që të kuptoj, si ta kaloj këtë problem që më është shëndrruar në hall të madh. “E vetmuara”
Përgjigje
Nuk ke magji, por devalvimi i kohës duke qenë e vetmuar e ka prodhuar këtë situatë kaotike tek ti, pasiqë ke ndjenja shumë të ngatërruara për momentin.
Je duke e mbajtur vështrimin tek një person, i cili po ta merr gjumin dhe shpirtin. Por, po u tregoj, se ai është i martuar dhe nuk i ka rendet që të merr ty për grua.
Nuk them që nuk të donë, por them, që rrethanat tuaja janë të ndryshme dhe nuk ia vlen të sakrifikosh aq shumë shpirtin për dike që nuk ka mundësi të bëjë zgjidhje.
Prandaj, duke qenë nën sundimin e vetmisë, ti natën nuk e bën gjumin rehat, sepse ke nevojë të mësosh e ndash shtratin me burrin, e ti këtë nuk e ke. Prandaj, si rrjedhim e ke këtë problem, që është shndërruar në panik dhe frikë natën.
Mos harro, se nata është prodhuese e pasigurisë të çdo qenjeje me shpirt…