Këngëtarja kosovare Orhidea Latifi apo e njohur në publik si Kida ka trubulluar mendjet e ndjekësve me imazhet e reja.
Ajo është shfaqur me një qafore që në dukje i ngjasonte kryqit, por që realisht është krejt diçka tjetër, shkruan “Kosovarja”.
E meqë u kritikua shumë nga ndjekësit këngëtarja i fshiu imazhet, ani pse edhe kishte dhënë sqarim për kuptimin e qafores.
‘Anku’ është një qafore moderne që ndryshe njihet si ‘simboli i jetës’, ky është kuptimi real i qafores, por meqë duket si kryq ndjekësit e ngatërruan e mbase nuk patën faj.
Përndryshe, ‘Ankun’ qaforen e famshme të viteve të fundit e gjejmë në të gjitha fetë dhe kulturat si përfaqësim të njeriut, në pikën e takimit të tokës dhe parajsës./Kosovarja/