Kolë Oroshi është këngëtari i pa ndalshëm, që e ka merituar vendin e tij mes emrave më të afirmuar, por edhe në zemrat e publikut.
Oroshi këndon prej vitesh, ka sjellë një listë të gjatë këngësh shumë prej të cilave janë̈ kthyer në hite, si bashkëpunimi me Ganen, Gilin, Bleron,Bes Kallakun e shumë të tjera të cilat e kanë marrë pëlqimin e publikut të gjerë. Këngëtari që për një̈ kohë u bë një̈ nga më të angazhuarit, vetëm para pak muajsh i dha dritën e gjelbër projektit me titull “Gabimi ma i bukur”, në bashkëpunim me Erblinen.
Siç̧ kuptojmë̈, Oroshi është gati për të sjell hitin e radhës, i cili po “piqet” dhe së shpejti do të jetë gati për publikun. Këngëtari këto ditë është parë në Vlorë bashkë me producentin Maranglen Boja, ku me sa duket janë̈ duke xhiruar skenat e videoklipit që pritet të vijë. Po flitet se kënga është në duet, por se me kë ende nuk e di askush. Mbetet të shihet se kush ka rënë në “grepin” e Kolë Oroshit këtë herë.