Seanca e djeshme e Kuvendit për pagën minimale të veteranëve, i ka dhënë më shumë kuptim rreshtimit të qeverisë Kurti rreth veteranëve.
Në parlamentin e Kosovës, për të parën herë, janë rreshtuar kundër interesave të veteranëve pushteti dhe “Lista Serbe”, për çka kanë ndodhur shumë reagime publike.
Veteranët e luftës janë diskriminuar me ligj dhe ky votim kundër tyre po cilësohet si rreshtim i qeverisë në anën e gabuar të historisë.
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Kusari-Lila, po shkon nga gabimi në gabim, së bashku me Donika Gërvallën, e cila në deklaratën për çlirimin e Kosovës e ka anashkaluar me apo dashje UÇK-në!
Deklarata pro mbështetjes së qeverisë rreth këtyre qasjeve, që po cilësohen anti UÇK, kanë dhënë edhe disa deputetë të listës “Guxo”, së bashku me deputetët e VV-së.
Kjo nismë anti UÇK po ndodh për herë të parë në shtetin e Republikës së Kosovës, për çka Kryeministri po heshtë…
Nismat e tilla mund ta përshkohen me protesta të veteranëve, të cilëve ka shumë gjasa t’u bashkohen qytetarë të shumtë, e që e konsiderojnë vlerë të shenjtë UÇK-në, që nuk është private por vlerë shtetërore.
Tendenca për denigrim të UÇK-së ka edhe në qarqe të Hagës, institucion që është ndikuar nga Serbia për arrestimin e kreut të UÇK-së, me tendencë të zgjerimit të akuzave, kuptimi i të cilave, sipas ekspertëve të sigurisë, qëllimin final e ka shpalljen e UÇK-së si formacion terrorist, ide për të cilën kanë bashkëpunuar rusët dhe serbët. Safet Krivaça /Kosovarja/