Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pse liderët tanë tregohen të pagabueshëm?

nga Revista Kosovarja

Disa prej gafeve që kanë bërë zyrtarët qeveritarë të qeverisë Kurti dhe disa që kanë filluar të vijnë ende pa nisur mirë qeveria Hoti, deshe a s’deshe të bëjnë të qeshësh, shkruan “Kosovarja”.

Popullizmi i Albin Kurtit për Rozeta Hajdarin
Në kohë pandemie, Albin Kurti, në një konferencë për media, duke treguar se sa shumë punon qeveria e tij, kishte pranë vetes ministren Rozeta Hajdari, që po atë ditë i kishte vdekur babai.

Kurti, duke dashur ta prezantojë punën e qeverisë së tij se si punon mirë dhe pa ndalur, tregoi se si, për shembull, Rozeta Hajdari, nuk ishte as në ceremoninë e varrimit të babait të saj, sepse kishte punë në qeveri…

Në një gjendje të logjikës normale, Kurti, në vend se t’i shprehte ngushëllime publike zonjës Hajdari për babanë dhe në vend se t’i thoshte të shkojë dhe të ishte me familjarët e saj, bënte popullizëm, vetëm e vetëm për të lënë përshtypjen se qeveria nuk ndalet së punuari as në këso rastesh, kur dikush u vdesë ministrave apo stafit qeveritar.

Moneytizer Paragrafi 4

E sot, kur nuk është më ministre Rozeta Hajdari, a thua, mund të shprehë nostalgji, dhembje dhe pendim që nuk ishte pranë familjes me rastin e vdekjes së babait?

Lutfi Haziri: Nuk i besoj qeverisë sime!
Një gafë të re e kemi hasur para pak netësh edhe nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se nuk i beson qeverisë Hoti që vjen nga partia e tij!

E, si ka mundësi që një njeri, pjesëtar i po të njëjtës parti, madje edhe nënkryetar i saj, të deklarojë se nuk i beson qeverisë së vet?

Pra, është një deklaratë që shprehë dyshim për LDK-në, e që është pa shije!

VV-ja duhet t’i kërkojë falje familjes Jashari!
Gaf tjetër ishte edhe ajo e VV-së, për ta formuar një qeveri kalimtare me Murat Jasharin, kryeministër transitor.

Shtrohet pyetja: Pse Kurti me shokët e partisë së tij nuk e thanë të njëjtën gjë para se ta bënin qeverinë Kurti?

Andaj, ideja për Murat Jasharin, kryeministër, në momentin kur qeveria Kurti definitivisht ishte duke rënë, nuk ishte asgjë tjetër veçse një hajgare!

Ata duhet t’i kërkojnë falje Murat Jasharit, emrin e të cilit e lakuan në mënyrën më të pasinqertë, duke i thënë në stilin: “Bujrum në odë të mixhës”!

Sepse, kur VV-ja ndodhej në “odën e vet”, nuk i bëri ofertë Murat Jasharit. E, kur e panë se qeveria e tyre po merr fund, u bënë solidarë!

Pra, ideja e tyre ishte e pakripë dhe kishte për qëllim që “nesër” të kishin njëfarë kapitali politik se gjoja këta dhanë versionin e daljes nga kriza politike!

Peticioni manipulues…
Peticioni, gjithashtu, është një tendencë kapitalizimi manipulativ, që po e bën VV-ja, për të thënë “nesër” se atë e nënshkruan qindra mijëra qytetarë.

Pa dyshim, numrin do ta ekzagjerojnë dhe rrisin sipas qejfit të tyre…

Ata e kishin në dorë qeverinë dhe e lëshuan rastin të qeverisin. Dhe, nga qeverisja e dështuar po bëjnë peticion!

Kjo i bie: zogun e kishin në dorë dhe nuk e mbajtën, kurse tash mundohen ta kapin në qiell!

Pse gjithmonë faji është jetim?
Kur është në pyetje faji, ai gjithnjë është jetim. Askush nuk e pranon se ka gabuar.

Dhe, duke u treguar të pagabueshëm para masës, të gjithë liderët tregohen idealë. Pra, të pagabueshëm!

Secili thotë se ndihet mirë!
E përbashkëta e kryeministrit Hoti dhe e ish-kryeministrit Albin Kurtit është komike.

Dje, në ditën e fundit të punës si kryeministër, Albin Kurti tha se ndihet shumë mirë dhe po shkon në qeveri për të nënshkruar vendimin për dhënien ndihmë nga 30 mijë euro për dy të vdekurit në Minierën e Artanës.

Dhe, dashur e pa dashur, të del pyetja: Si mund të ndihet mirë një kryeministër, që është në ditën e fundit të punës?

Po ashtu, sot, kur e pyetën Avdullah Hotin, demek “robin e Zotit”, siç ia përktheu nga arabishtja emrin Gëzim Kelmendi, se si po ndihet, edhe ai tha se po ndihet shumë mirë.

Ç’kanë të përbashkët Albin Kurti dhe Avdullah Hoti?
E përbashkëta e këtyre dy politikanëve është se kiosku i policisë, i cili deri dje ka qenë te banesa e Albin Kurtit, nga sot është te banesa e Avdullah Hotit… Safet Krivaça /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]