Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pse Melihate Tërmkolli e quan ‘Presidente Fake’ Vjosa Osmanin

nga Revista Kosovarja

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar ndaj organizimit që po mbahet sot në Prishtinën me organizim të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Express.

Mbi artikull

Ajo e ka quajtur Osmanin “Presidente Fake”, duke thënë se roli dhe kontributi i grave shqiptare për liri, pavarësi, paqe e demokraci, nuk mund të fshehet nga askush.

“Historia, pra edhe roli dhe kontributi grandioz i grave shqiptare për Liri, Pavarësi, Paqe e Demokraci, nuk mund të fshehet nga askush, aq më pak nga një ” Fake Presidente”. Nderim të gjitha grave që punuan e sakrifikuan dhe ende punojnë për këtë vend!”, ka shkruar Tërmkolli.

Moneytizer Paragrafi 4

Edhe Drejtori ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu, ka reaguar për organizimin.

Begu ka thënë se të organizosh një konferencë për gratë dhe rolin e tyre në paqe e të mos ftosh gratë që ka dhënë kontribut para, gjatë dhe pas luftës nuk i bën nder Kosovës si mikpritëse por edhe s’mund të rishkruhet historia.

“Me u organizu ne Kosove një konference per gra & rolin e tyre ne paqe, dhe mos me ftu as si mysafire gratë dhe vajzat me kontributin me te çmuar para, gjate & pas luftës, si shembull te dëshmuar në botë, nuk i bon nder Kosovës si nikoqire, por edhe historinë nuk e rishkruan”, ka shkruar Begu në ‘twitter’.

Begu s’ka dhënë emra të veçantë të ndonjë gruaje që s’është ftuar, duke thënë se numri i tyre është shumës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]