Femrat pëlqejnë të bëjnë seks gjatë natës e meshkujt në orët e para të mëngjesit.
Me siguri e keni vënë re ereksionin e mëngjesit te partneri por preferoni të vazhdoni të flini.
Shkaku s’është mungesa e interesit, por se burrat e gratë kanë prodhim të ndryshëm të testosteronit.
Sipas studimeve femrat janë të interesuara për aktivitetin seksual në mbrëmje në orët 11:00-2:00 të mëngjesit, meshkujt preferojnë agimin, mes orëve 06:00-09:00 mëngjes.
Praktikisht një odise oraresh që nuk përputhen kurrë, meshkujt prodhojnë sasi të mirë testosteroni para zgjimit, 25-50% të totalit që prodhojnë gjatë ditës e femrat në mëngjes kanë nivele të ulëta të testosteronit sepse nivelet e tyre rriten me kalimin e orëve dhe më shumë prodhohet gjatë ovulacionit.
E rëndësishme është të bëjmë disa orë të mjaftueshme gjumi që ndikon edhe në rritjen e niveleve të testosteronit por cila është rruga e mesme? Seksi pas dreke? Zakonisht jo.
Meshkujt në shumicën e rasteve dorëzohen në diktatin e femrave e bëjnë seks gjatë natës.