fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
Revista Kosovarja
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Pse ndodhin shumë viktima në trojet shqiptare?

nga Labi Bibi
8 muaj më parë
në Opinione
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Vdekshmëria në Kosovë, me pandeminë Covid-19, po cilësohet “bilanc lufte”! Ka disa javë që Kosovën e ka pllakosur zia e pashpallur, me humbje jetësh të mbi 30 njerëzve në ditë, në mesin e të cilëve edhe të rinj, shkruan “Kosovarja”.

Kosova ka marrë vëmendjen negative nga gjithë bota për humbje jetësh nga Covid-19, duke qenë e para në botë me vdekje për kokë banori.

Arsyeja dihet: mosmenaxhimi i pandemisë dhe lirimi i tepruar i masave, për të cilat përgjegjësia i faturohet Qeverisë, kryesisht Kurtit.

Shifrat me mesatare 30 të vdekur në ditë, janë tepër për një vend me 1 milion e 800 mijë banorë rezidentë siç është Kosova.

Por, habit fakti se askush nuk është kah i bën dert shifrat me kaq shumë të vdekur brenda dite në Kosovë!

Për më keq, po akuzohet Qeveria se nuk është duke dhënë numrin e saktë të viktimave nga Covid-19. Kryetari Komunal i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka deklaruar se do ta përmbushë me fakte deklaratën e vet se qeveria po e fsheh numrin e viktimave nga Covid-19.

Ai tha se nëse prokuroria e shtetit do ia kërkojë, do dëshmojë me emra dhe mbiemra të vdekurit nga Covid-19, e që nuk janë deklaruar nga shteti as si emra e as si numra.

Veç kësaj, në Kosovë ka edhe shumë viktima që ndodhin nga aksidentet e shumta në trafik, madje thuaja se çdo ditë…

Pse mbajnë armë politikanët tanë?
Rasti i fundit në Pejë, ku dy të rinj politikanë u vranë ndërmjet veti me shkrepje armësh, është ndër më tragjikët në Kosovë.

Sidoqoftë, është thënë shpesh se politika zyrtare në Kosovë ka edhe parapolitikë ku sundojnë armët. E shumë politikanë, jo rrallë, janë zënë me armë në dorë.

Është raportuar për shumë zyrtarë që kanë ndikim direkt në jetën institucionale të Kosovës se i shfaqin armët në dasma e ahengje për të festuar me armë e jo me zemër.

Shtrohet pyetja: A është dënuar ndokush për armëmbajtje pa leje, apo rrezikim të rendit publik nën zbrazje armësh? Përgjigja është e thjeshtë: Nuk mban mend kush!

Në Shqipëri, gjithashtu, vrasjet e përditshme me armë janë të pranishme dhe janë bërë dukuri. Atje në vit ndodhin me mijëra viktima, si pasojë e vrasjeve, aksidenteve, hakmarrjeve dhe papërgjegjësive të shumta.

E, kur është fjala për vdekjet, ditë më parë 14 sosh ndodhën edhe në Spitalin e Tetovës nga flaka që i përfshiu…

Andaj, habitet njeri se çka po ndodh me ne, shqiptarët! Safet Krivaça /Kosovarja/


Etiketa: VrasjeSafet Krivaca

POSTIME TË NGJASHME

Opinione

Fuqia e fjalës në shoqërinë tonë

4 muaj më parë
Opinione

Të pakënaqurit gjejnë vend në “Vetëvendosje”

6 muaj më parë
Opinione

Disa individë a janë analistë apo banalistë?

6 muaj më parë
Opinione

Koha e fundit për një kazermë policore në Veri të Kosovës

8 muaj më parë
Opinione

Nisi fushata, lulëzimi i rrenave!

8 muaj më parë
Opinione

Horoskopi ditor, e shtunë 14 gusht 2021

9 muaj më parë
Postimi tjetër
Britney Spears arriving at the MTV Video Music Awards at Madison Square Garden in New York City, NY, USA, on August 28, 2016. Photo by Sipa USA

Britney Spears dhe Sam Asghari tashmë janë fejuar

Gratë më të mira sipas zodiakut: Kjo është renditja

Sa duhet të tolerojmë në lidhje?

TË FUNDIT

A ka gjithmonë gjakderdhje pas humbjes së virgjërisë?

4 orë më parë

Në të kaluarën, pas natës së parë të dasmës ishte zakon varja në dritare e çarçafëve të përgjakur, dëshmi e...

Të kruarat në vagjinë gjatë ciklit tregojnë problemin serioz

4 orë më parë

Bashkë me ngërçet, fryrjen, dhembjen në stomak dhe ndryshimet e shpeshta të humorit të pakëndshëm gjatë “atyre ditëve” mund të...

Gratë ‘çmenden’ pas këtij lloji të burrave

4 orë më parë

Për meshkujt duket e pamundur të kuptojnë logjikën e femrave. Kjo është arsyeja pse është e vështirë të imagjinohet se...

Horoskopi ditor

4 orë më parë

Parashikimi i yjeve se si do të jetë puna, shëndeti dhe dashuria për secilën shenjë. Dashi Ndjenjat këtë të diel...

Robert Berisha bëhet “hor” në një mbledhi, nuk e di këngën e Adem Jasharit

5 orë më parë

Robert Berisha vitet e fundit është bërë edhe këngëtar, madje ka sjell disa këngë, e fundit dedikim për nënën e...

“Tradhtinë s’e fal kurrë”, Atdhe Xheravina reagon për bashkimin e Borës me Donaldin

5 orë më parë

Ish-konkurrenti i Përputhen, Atdhe Xheravina, në një intervistë për moderatoren Çenkuela Hasa, ka sqaruar statuset e dyshimta në rrjetet sociale,...

MË TË LEXUARAT

A është kjo hera e parë kur Leonora e nxjerr kaq hapur gjoksin?

16 raste të reja me COVID-19

Ylli i Manchester Cityt i jep fund beqarisë fshehurazi, por gruaja e tij zbulon detaje

3 shenjat e horoskopit më me fat për muajin qershor

Vera do të jetë e tyre, shenjat që do të kenë shumë fat me paratë

Arjola e veshur me stil, por barku i saj merr gjithë vëmendjen

Mali në Vushtrri, ku banorët besojnë se ka të fshehur thesar në të

Zbuloni se pse i keni këmbët gjithmonë të ftohta?

5 destinacione për muajin e mjaltit që do t’i mbani mend gjatë

4 raste të reja me COVID-19

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint