Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pse në disa vende vdesin më shumë njerëz nga koronavirusi?

nga Revista Kosovarja

Studiuesit nga Universiteti UGent besojnë se ndryshimet gjenetike midis banorëve shpjegojnë pse koronavirusi i ri vret më shumë njerëz në disa vende.

Mbi artikull

Kjo do të shpjegonte, sipas tyre, pse vendet skandinave ose ato të Evropës Lindore duken më pak të prekura se rajonet e tjera të botës.

E gjithë bota përballet me Covid-19, por jo të gjitha vendet preken në të njëjtën mënyrë. Në vendet skandinave, numri i vdekjeve është shumë më i ulët se mesatarja, dhe në vendet e Ballkanit, numri i vdekjeve është gjithashtu relativisht i ulët. Në të kundërt, Covid-19 goditi fort në veri të Italisë, Spanjës dhe Neë York në Shtetet e Bashkuara. Limburg dhe Hainaut në Belgjikë u goditën gjithashtu më rëndë.

Ndikimi i koronavirusit përcaktohet nga karakteristika të caktuara gjenetike thonë studiuesit e UGent. Ata gjetën një lidhje të dukshme midis një gjeni (ACE1) dhe zhvillimit të Covid-19.

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas studiuesve, sa më shumë qytetarë të ketë polimorfizmin D (polimorfizmi që është variacioni midis individëve në sekuencën e gjeneve) të gjenit në fjalë, aq më pak vdekje regjistrohen në atë vend.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]