Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pse nuk duhet të flemë me nerva?

nga Revista Kosovarja

Sipas hulumtimeve, ata që zemërohen në shtrat, i “konsolidojnë” më mirë emocionet e tyre negative gjatë gjumit, duke e bërë më të vështirë heqjen e nervave të nesërmen.

Gjatë gjumit, truri riorganizon kujtimet – pozitive, neutrale dhe negative – dhe i ruan ato më mirë jo vetëm në hipotalamus, por në mënyrë më difuze në të gjithë korteksin cerebral, duke i bërë më të vështira për t’i fshirë më vonë.

Prandaj shkencëtarët theksojnë: “do t’i këshillonim të gjithëve që para se të bien në shtrat të zgjidhin mosmarrëveshjet dhe të mos flenë me inat”.

Gjetjet mund të ndihmojnë gjithashtu në trajtimin më të mirë të kujtimeve dhe çrregullimeve të padëshiruara si çrregullimi i stresit post-traumatik, ndoshta përmes privimit të gjumit.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]