Ka dy ditë që ka nisur Big Brother VIP Albania.
Ndonëse po duket të ketë harmoni mes banorëve duke qenë se është fillimi, por tanimë kanë nisur zënkat e tyre të cilat po shkojnë deri në depate të ashpëra dhe fjalë jo të mira kundrejt njëri – tjetrit.
Së fundi, një i tillë ka ndodhur mes Fifit dhe Arditit, ky i fundit ishte duke shkruar listën për blerjen e ushqimeve që duan banorët.
Derisa po shkruante ishte Fifi ajo që i thotë pse nuk ë ka pyetur edhe atë se çka dëshiron, derisa Arditi i thotë se nuk mund të pres derisa të zgjohen të gjithë ajo u acarua keq duke i thënë me lutje që herën tjetër të jemi të gjithë kur bëhet lista e ushqimit.