fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Pse nuk kemi shpresa të mëdha?

nga Revista Kosovarja
3 muaj më parë
në Per Jete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Nga Carolyn Giardina

Filmi i shkurtër i animuar i nominuar për çmimin Oscar “The Boy, the Mole, the Fox and the Horse”, i bazuar në librin e ilustruar me të njëjtin emër nga artisti britanik Charlie Mackesy, nuk ishte planifikuar në fillim si një vepër që do të botohej apo si një film.

Gjithçka nisi si një seri vizatimesh në fillim të vitit 2018, të cilat ai i postoi në llogarinë e tij në Instagram (sot me 1.7 milionë ndjekës), ku shfaqeshin 4 personazhet kryesore dhe mendimet e tyre për mirësinë, shpresën, miqësinë dhe guximin.

Për shembull, në një vizatim në Instagram djali pyet:“Cila është gjëja më e guximshme që ke thënë ndonjëherë?” Kali i përgjigjet:”Ndihmë!”. Mackesy nisi të postonte më shumë nga vizatimet e tij dhe u prek nga reagime që po merrte. “Të gjithë po diskutonin mbi ndjenjat e tyre, se çfarë ishte e vështirë dhe çfarë shpresonin”- thotë regjisori për THR.

Kjo çoi në botimin e librit në vitin 2019, i ndjekur nga prodhimi i filmit të shkurtër të animuar që nisi në fillim të vitit 2020 gjatë bllokimit të pandemisë. Mackesy dhe PeterBaynton ishin regjisorë (dhe producentë). Por si të tillë shërbyen edhe Matthew Freud, CaraSpeller dhe Bad Robott’s, J.J. Abrams dhe Hannah Minghella.

Filmi i shkurtër përshkruan djalin dhe miqësinë e pamundur që zhvillohet ndërsa të katër bëhen bashkë për të ndarë mendimet e tyre, dhe teksa djali kërkon shtëpinë e tij. Në një moment mola e pyet djalin se çfarë do të donte të bëhej kur të rritej. Djali i përgjigjet:”I sjellshëm”.

Ekipi i animacionit punoi në distancë për shkak të Covid–19, me një synim të përbashkët:krijimin e një pamjeje që të pasqyronte sa më mirë vizatimet në libër, të cilat ishin realizuar më bojë dhe bojëra uji. “Ne donim që t’i bënim ato vizatime të lëviznin, por nga ana tjetër të ruanim frymën e rrjedhshmërisë së bojës dhe vijës dhe trashësinë e ndryshme të vijave”-thotë Mackesy.

Sipas tij pjesa më e vështirë, ishte zhvillimi i personazheve, sidomos i djalit. “Në libër, ai nuk kishte një strukturë të dallueshme të fytyrës. Ishte gjithmonë paksa i errët. Prandaj ai udhëtim zgjati shumë. Unë bëra shumë studime mbi portretin e tij. Pas studimit të portretit të një djali, e hodha të në letër një mëngjes dhe të gjithë më thanë “Ky është!”.

Por Mackesy e pranon se druhej se mos ishte shumë përshkrues. “Më pëlqente ideja që ai ishte paksa i errët, në mënyrë që njerëzit të mund ta projektonin veten apo që ai mund të ishte kushdo. Por e dija që duhet të jemi shumë më specifik dhe të themi:”Ky është djali, ja si duket. Këto janë emocionet dhe ndaj do të lidhemi me të!”-thotë ai.

Projekti u bë më i rëndësishëm pasi njerëzit u bënë më të izoluar gjatë pandemisë së Covid-19. “Ndonjëherë posta ime elektronike kishte 50.000 e–maile (në përgjigje të vizatimeve dhe librit të tij), dhe shumë prej tyre ishin shumë të dhimbshme.

Shumë prej tyre po më tregonin të vërtetën e jetesës së tyre me Covid-19, qofshin shkolla,spitale apo individë. Ishte shumë emocionuese kur i lexoja”- kujton Mackesy. Ishte dëshira e tij që kur filmi të dilte në kinema, të shkaktonte disa nga ndjenjat e përshkruara në histori, si shpresa ose të kuptuarit se është në normale të kërkosh ndihmë.

“Unë shpresoja që kur të mbaronte filmi, njerëzit do të ndiheshin të prekur, me shpresë dhe më të lidhur me njëri-tjetrin. Dhe të ndihen më pak të vetmuar dhe më rehat me veten. Pse të mos kenë shpresa të mëdha?”.


Etiketa: jetaShpresa

POSTIME TË NGJASHME

Per Jete

Imazhi i parë që shihni tregon elementin që ju pengon të gjeni dashurinë e vërtetë

1 orë më parë
Per Jete

Në fakt, uji nuk është pija më hidratuese!

4 orë më parë
Per Jete

Këto katër ushtrime reduktojnë ndjeshëm problemin nëse gërhitni

14 orë më parë
Per Jete

Tre produktet që çdo grua duhet t’i ketë në rutinën e kujdesit për lëkurë

15 orë më parë
Per Jete

A duhet të bëjmë ushtrime në mëngjes apo në mbrëmje?

19 orë më parë
Per Jete

Cilët tinguj dhe ngjyra mund t’i shqetësojnë fëmijët me autizëm

22 orë më parë
Postimi tjetër

Sa kohë i duhet një parfum të skadojë pasi keni filluar ta përdorni

Studimi: Prindërit që kanë djem, plaken më shpejt

Arjola Demiri: Kisha një kolaps shpirtëror pas daljes nga BBVA

TË FUNDIT

Pacolli: Situata në veri pasojë e kokfortësisë së Kurtit, pa SHBA-të nuk mundemi me mbijetu asnjë ditë

3 minuta më parë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka folur në lidhje me situatën e fundit në veri të vendit. Ai tha se...

Tre shenjat e horoskopit që janë me fat ditën e sotme

13 minuta më parë

Tre shenjat e horoskopit kanë horoskopët më të mirë më 7 qershor 2023. Por para se të arrijmë tek ata,...

Ditë feste në familjen e reperit Duda

43 minuta më parë

Sot është ditë feste për familjen e reperit të njohur Duda. Binjakët e artistet festojnë ditëlindjen, shkruan "Kosovarja". Përmes një...

Rita Ora inspirim për femra

58 minuta më parë

Rita Ora ka humbur shumë në peshë muajve të fundit dhe tani i është dedikuar tërësisht sportit. Këngëtarja shqiptare me...

Trixa merr super lajmin pa u munduar fare

1 orë më parë

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka marrë një lajm të shkëlqyeshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është e lumtur sepse...

Sonte protestë në Deçan për Donjeta Pajazitajn

1 orë më parë

Shoqëria civile sonte në Deçan do të mbajë një protestë simbolike në lidhje me, siç është thënë, zbardhjen e rastit...

MË TË LEXUARAT

Vivien kapet sërish “matt” në rrugët e Ferizajit, kësaj radhe me vjehrrën

Kur ndiheni të lodhur, konsumoni këto ushqime

A ekziston dashuria me shikimin e parë?

Orari i gjatë i punës rritë rrezikun për diabet

Kur mbahet Sunny Hill Festival?

Dje u divorcuan, gruaja dyshohet se ia vuri flakën shtëpisë së ish-burrit në Suharekë

Këngëtarja e njohur zbulon se vuan nga autizmi

Osmani: S’kam plan të takohem me Vuçiqin, Serbia vazhdimisht ka shërbyer si satelit i Rusisë

Horoskopi i muajit qershor: Binjakët dhe Gaforrja

Eksperti gjerman: Kina dhe Rusia po synojnë pushtimin e Ballkanit Perëndmor

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist