Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

nga Revista Kosovarja

E dini që nuk ju lejohet të buzëqeshni në foton e pasaportës, por as nuk ju lejohet të buzëqeshni në dokumentet e tjera. Cila është arsyeja e vërtetë?

Përgjigjja qëndron tek teknologjia dhe siguria ndërkombëtare.

Arsyeja kryesore për ndalimin e buzëqeshjes është futja e softuerit për njohjen e fytyrës në aeroporte dhe kontrolle të tjera kufitare.

Shumë pika kufitare përdorin kompjuterë, në vend të oficerëve të imigracionit, për të skanuar pasaportat dhe për të fotografuar udhëtarët.

Moneytizer Paragrafi 4

Edhe pse njerëzit mund ta njohin veten lehtësisht pavarësisht nga shprehjet e fytyrës, makinat kanë nevojë për pak më shumë ndihmë, shkruan Huff Post .

Algoritmet nuk funksionojnë si ne.

Për të përputhur një fytyrë 3D me një foto pasaporte 2D, ata duhet të përcaktojnë dhe matin me saktësi tiparet e fytyrës.

Kjo përfshin distancën midis bebëzave, veshëve, hundës dhe gojës, gjerësinë e syve dhe gojës dhe shumë karakteristika të tjera.

Buzëqeshja mund ta bëjë këtë më të vështirë sepse ndryshon përmasat e fytyrës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]