Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli nuk ka kandiduar për deputet për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
I zgjedhur deputet në 5 mandate, që nga viti 2007 dhe vazhdon, po ashtu është nënshkrues i Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Pacolli ka shërbyer si president i tretë i Republikës së Kosovës e gjithashtu, ai ka qenë edhe zëvendëskryeministër i parë i Republikës së Kosovës si dhe ministër i Punëve të Jashtme në periudhën 2017/2020 si dhe në periudhën 2011/2014.
Sot , në vend të ndonjë përgjegje , përse ai nuk ka kandiduar për deputet më zgjedhjet e 9 shkurtit , në rrjetin e tij social e lexuam këtë postim tij :
167
Mes rrugëtimesh të gjata, e shfrytëzova momentin për reflektim dhe lexime që më mbushin me energji të re për sfidat që na presin. Ndonëse shpesh i lodhshëm, ky ritëm është një dëshmi e përkushtimit që kam ndaj vendit tonë dhe njerëzve të tij.
Ditë të mbarë ju uroj miqtë e mi.