Përshëndetje zonja magjistare.
Jam një nënë shumë e brengosur për djalin tim, i cili ishte në lidhje me një vajzë dhe lidhja e tyre funksiononte perfekt mirë.
Papritmas qe një javë janë ndarë.
A është e mundur që vajza tani të thotë se më nuk e donë djalin kur ata janë bashkë qe 4 vjet dhe ky është viti i pestë .
Çka ka ndodhur që ajo është larguar dhe me asnjë kusht nuk donë me qenë më me djalin tim.
Unë po e shoh se djali po vuan dhe nuk është i rrugëve të këqija. Ka qenë shumë i përkushtuar ndaj saj. Po më dhimbset.
E.V.
Përgjigje
Lidhja e tyre pa një fund që do të ishte normale të kishte qenë fejesa , i ka prishur gjërat.
Katër vite pa një fejesë, ka qenë tepër. Megjithatë, gjërat dihen pse ska ndodhur fejesa:
Familja e vajzës nuk ka qenë në pajtim për një bashkim të tyre, për shkak të një zënke që kanë pasë dikur në kohë rinie të dy baballarët, i vajzës dhe i djalit.
Gabimi i tyre është se duhet të kuptojnë që “fëmija të miqësojnë me hasmin”, thotë një fjalë popullore.
Për momentin, vajza është nën presion të familjes për të hequr dorë nga djali, por ajo në nga fundi i këtij muaji, do ta kërkojë djalin vetë dhe ata më nuk do të ndahen.
Pra, lerëni gjërat ashtu siç janë dhe mos ju ndërhyni.
Vajza nuk ka mundësi ta harrojë djalin dhe iu mjafton të jeni të qetë dhe të mos ndërmerrni veprime, sepse mund ta përkeqësoni gjendjen.