fbpx

Pse peshku është më i mirë se mishrat e tjerë?

nga Revista Kosovarja

Mishi i peshkut, ndryshe nga mishrat e tjerë, përmban me shumicë acide yndyrore të pangopura të emërtuara si 11-13 dhe Omega-3.

Yndyrat të cilat përmbajnë shumë acide yndyrore të pangopura, janë më pak të rrezikshmet përsa i përket shëndetit të zemrës dhe të enëve të gjakut.

Vajrat bimore përmbajnë më shumë acide yndyrore të pangopura krahasuar me vajrat shtazore më i miri është vaji i peshkut.

Acidet yndyrore të vajit të peshkut luajnë rol të rëndësishëm në sistemin nervor dhe në shëndetin e trurit të fëmijëve.

Në rastet kur këto acide mungojnë në periudhën e foshnjërisë, në moshat e mëvonshme mund të vihet re prirje drejt depresionit.

Studimet kanë zbuluar se konsumi i peshkut te të rriturit luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të zemrës dhe të enëve të gjakut.

Fakti që acidet yndyrore gjenden edhe në qumështin e nënës, është në të vërtetë mëse i mjaftueshëm për të kuptuar rëndësinë e vajit të peshkut.

Ky ushqim i pajisur me dobi të këtij niveli që na është ofruar në emër të shëndetit, duhet konsumuar sa më shumë të jetë e mundur dhe duhet të jemi të kujdesshëm që të jetë i freskët.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]