Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pse po heshtë Policia e Kosovës edhe pas “dosjes 2” në zyrat e OVL-UÇK-së?

nga Revista Kosovarja

Sot, për herë të dytë në zyrat e OVL-UÇK-së, kanë mbërritur dosje sekrete të Gjykatës Speciale. 

Kjo është bërë e ditur me anë të një konference për media nga Kryesia e OVL-UÇK-së.Ata kanë theksuar se kjo dosje ka ardhur nga një person i panjohur rreth orës 15:30 minuta, person i cili nuk është mundur të kapet në flagrancë pasi ka lënë dosjet.

“Dosjen e ka sjellë dikush sot në orën 09:15. Ka qenë me syze, me maskë dhe kapelë. Vetëm e ka lënë pakon dhe ka ikë. Në fillim jemi frikësuar se çka mund të ketë, pasi e kemi hapur me kujdes e kemi parë që ka material të Gjykatës Speciale”, ka thënë Gucati për këtë çështje ka provuar të kontaktojë Policinë e Kosovës por nuk ka marrë përgjigje nga ana e tyre, duke heshtur rreth kësaj çështjeje.Kujtojmë se kjo është hera e dytë që në zyrat e OVL-UÇK-së, kanë mbërritur dosje të tilla nga persona të panjohur.

Edhe me datën 7 shtator në adresë të OVL-UÇK-së ka mbërritur një paketë me 400 dosje të Gjykatës Speciale.Gjykata Speciale muajt e fundit ka intensifikuar veprimtarinë e saj duke bërë publike edhe aktakuzat për presidentin Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri veseli.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]