Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pse po rriten veprat kriminale dhe vrasjet në kohë pandemie?

nga Revista Kosovarja

Vrasjet dhe vjedhjet e rënda, janë rritur me të madhe në ditët e fundit në Kosovë.

Mbi artikull

Rasti i vrasjes së sotme në Prishtinë që ndodhi në lagjen Dardania para pak orësh, tregon se në kryeqytetin e Kosovës ka me të madhe rritje aktesh kriminale, përfshirë vrasje dhe vjedhje e plaçkitje.

Zbërthyer në sociologji i bie se, rëndimi i gjendjes ekonomike, është një shtytës që qon kah veprat e tilla.
Rasti në Karaqevë të Kamenicës që ishte një lokacion me dhjetëra objekte kazinosh ku përfshiheshin edhe zyrtarë policorë të Kosovës, tregon se tashmë shteti është në një kaos të vërtetë .

Nuk kanë lulëzuar kazinot në Karaqevë për 24 orë, as për një javë, madje as për një muaj , e poashtu kriminaliteti i tregtisë me bagëti nga Serbia në Kosovë, kanë funksionuar prej vitesh, deri në momentin kur shteti i kapi për t’i quar në përgjegjësi.
Edhe arrestimet e zyrtarëve shtetëror për korrupsion si kryetarë komunash dhe thyerja e anekseve bankare me minime, janë akte të rënda që janë rritur ndjeshëm në kohë pandemie.

Moneytizer Paragrafi 4

Plaqkitjet dhe vjedhjet e dhunshme në arka qendrash tregtare dhe pompa derivatesh, gjithashtu janë shtuar duke e rritur brutalitetin e veprimit.

Është mirë që departamenti i krimeve të del me një analizë të matjes së rritjes së veprave kriminale në kohë pandemie, për ta bërë më të qartë statistikisht a është edhe gjendja e rëndë sociale në Kosovë njëra prej arsyeve që ka quar kah rritja e akteve kriminale.
Në gjithë botën moderne po dalin statistika të përditshme që flasin për lëvizje të ndryshme kriminale dhe çrregullime psiko-fizike dhe elementë të tjerë të natyrave të ndryshme që janë shkaktuar nga traumat pandemike.

Megjithatë, aktet kriminale vlerësohen vetëm si të tilla dhe duhet të marrin denimin e merituar të drejtësisë. BE, i ka vënë kushte Kosovës edhe për liberalizimin e vizave, që ta luftojë korrupsionin dhe veprat kriminale si dhe përfundimisht t’i qërojë hesapet me “peshqit e mëdhenjë “ nga aspekti korruptim.S.Krivaca / Kosovarja /

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]