Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pse qytetarët e Kosovës hezitojnë të vaksinohen?

nga Revista Kosovarja

Më shumë se gjysma e të anketuarve (58.0%) konsiderojnë se vaksinimi duhet të jetë obligativ për të gjithë qytetarët e Kosovës. Kjo e dhënë është marrë nga hulumtimi i fundit lidhur me vaksinimin e qytetarëve i realizuar nga kompania e hulumtimeve Pyper në bashkëpunim me Institutin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Prej të gjithë të anketuarve, 35.6% e tyre kanë pohuar se kanë qenë të infektuar me COVID-19 kurse 64.4% kanë thënë se nuk kanë qenë asnjëherë të infektuar.

Të pyetur se a janë vaksinuar kundër virusit, më shumë se gjysma (54.8%) kanë raportuar se as nuk janë vaksinuar dhe as nuk kanë caktuar ndonjë termin për vaksinim.

Moneytizer Paragrafi 4

Në këtë grup kryesisht del se bëjnë pjesë personat që nuk kanë qenë të infektuar me COVID-19. Sa i përket personave që nuk janë vaksinuar dhe nuk kanë caktuar termin për vaksinim, 39.4% kanë pohuar se planifikojnë të vaksinohen.

Për dallim prej këtyre, një pjesë e madhe e të anketuarve nuk planifikojnë të vaksinohen (22.7%) apo janë ende të pavendosur si të veprojnë (37.9%).

Arsyet kryesore pse ky grup i personave nuk dëshirojnë apo hezitojnë të vaksinohen janë frika se vaksinat mund të kenë efekte anësore afatgjate/reaksione alergjike (40.2%), preferenca për të mos marrë asnjë vaksinë në përgjithësi (18.5%), mosbesueshmëria në efektivitetin e vaksinave anti- COVID (18.0%) dhe perceptimi se nuk kanë nevojë për vaksinim pasi kanë imunitet të fortë (14.7%).

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]