fbpx

Pse rekomandohet të lani flokët me uthull molle 1 herë në javë

nga Revista Kosovarja

Të kujdesesh për flokët në ditët e sotme është shumë më e thjeshtë se më parë, kjo edhe falë shumëllojshmërisë së produkteve që gjenden në treg.

Duhet thjesht t’i lani 1 herë në javë me uthull molle dhe do të përballeni me rezultate fantastike.

1.Balancon nivelin e pH-it të flokëve dhe skalpit të kokës: Niveli ideal i pH-it të flokëve duhet të jetë në nivelet 4 dhe 5, por shumë produkte si shampoja apo balsami i çrregullojnë këto norma dhe për pasojë keni flokë të thatë dhe të djegur. Aciditeti natyral i uthullës së mollës rregullon pH-in e flokëve pa dëmtuar yndyrën e tyre natyrale, sebumin.

2.Lufton zbokthin: Uthulla e mollës ka veti të forta antibakteriale dhe antimykotike. Lufton bakteret që shkaktojnë zbokth, kruajtje dhe thatësi të skalpit të kokës.

3.Hidraton flokët: Uthulla e mollës është hidratuesi më i mirë natyral që mund të përdorni për flokë tuaj. Mjafton një aplikim i thjeshtë dhe flokët tuaj do të jenë më të butë e do të krihen më lehtë.

PËRDORIMI:

Lani flokët si zakonisht, përdorni ujë të vakët dhe një shampo organike. Në larjen e fundit, merrni një gotë uji me uthull molle (150-200 ml) dhe lagni flokët. Mund të përdorni një shishe spray për më shumë lehtësi. Masazhoni rrënjët e flokëve me delikatesë dhe më pas majat e tyre. Pas pesë minutash shpëlani kokën pa përdorur balsam. Uthulla mund të lëshojë fillimisht një erë të fortë, por kur flokët të jenë tharë do të jetë zhdukur krejtësisht. Përsëriteni këtë trajti një herë në javë.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]