Gjatë ditëve të nxehta të verës, shumë persona përjetojnë rrjedhje të gjakut nga hundët. Ky fenomen është më i zakonshëm sesa mendohet dhe shpesh lidhet me temperaturat e larta.
Mjekët shpjegojnë se nxehtësia e madhe bën që enët e gjakut në hundë të zgjerohen dhe të bëhen më të ndjeshme. Nëse ajri është i thatë ose i nxehtë, kjo mund të çojë në thyerjen e enëve të vogla të gjakut dhe si pasojë, në rrjedhje gjaku.
Faktorët që ndikojnë janë:
-
Ajri i thatë dhe vapori i nxehtë që thajnë mukozën e hundës
-
Shtimi i presionit të gjakut për shkak të temperaturave të larta
-
Fërkimi ose fryrja e hundës shpesh
Ekspertët këshillojnë që gjatë verës të konsumoni shumë ujë, të evitoni ekspozimin e tepërt në diell dhe të mbani ambientet e brendshme të freskëta e me lagështi të mjaftueshme. Nëse rrjedhjet e hundës përsëriten shpesh, duhet të konsultoheni me mjekun.
