Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pse shputa e këmbës dhe pëllëmba e dorës nuk nxihen nga dielli?

nga Revista Kosovarja

Të marrësh një nxirje pa njolla, në të gjithë trupin, është qëllimi veror i miliona njerëzve. Shumë prej tyre dynden nëpër plazhe vetëm për këtë arsye.

Por, ka zona të trupit që janë të vështira për t’u arritur nga rrezet e diellit dhe ngelen gjithmonë pjesë të bardha. Në një farë mase, kjo është e pashmangshme.

Dhe më poshtë do të shpjegojmë pse.

Pavarësisht se sa ulliri merr lëkura juaj, shputat e këmbëve dhe pëllëmbët e duarve tuaja mbeten ngjyrë qumështi. Nuk ka asnjë mënyrë për të nxirë këto zona.

Moneytizer Paragrafi 4

Arsyeja është në fakt më shumë fizike se çdo gjë tjetër. Lëkura në këto vende është deri në tre herë më e trashë se kudo tjetër. Prandaj, është shumë më e vështirë që të ndodhin ndryshimet e dëshiruara kromatike.

Por, ky nuk është shpjegimi i vetëm. Përveç kësaj, pëllëmbët, për shkak të pozicionit të tyre, zakonisht marrin shumë më pak rreze dielli se pjesët e tjera. Pra, për shumicën dërrmuese të njerëzve, është mision i pamundur të marrin ngjyrë në pëllëmbët e duarve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]