fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Pse sulmet në zemër janë më të shpeshta gjatë dimrit?

nga Revista Kosovarja
2 javë më parë
në Shendetesi
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Janari mund të jetë një muaj i zymtë. Moti është i ftohtë, qiejt janë përgjithësisht ngjyrë gri, dhe ka një rritje të konsiderueshme të sulmeve në zemër. Studiuesit kanë zbuluar se njerëzit janë më të prirur për të përjetuar sulm në zemër në janar dhe dhjetor sesa në muajt e tjerë të vitit.

Kjo dukuri nuk duket të jetë direkt e lidhur me motin. Shkencëtarët po përpiqen të gjejnë arsyen pse më shumë njerëz vuajnë nga sulmet në zemër në këtë periudhë.

Në fillim ekspert menduan se incidentet në rritje ishin për shkak të motit të ftohtë. Më pas, një studim i vitit 2004 i botuar në revistën “Circulation” synoi të zbulonte nëse vdekjet kardiake kishin lidhje me pushimet, dhe jo me rënien e temperaturave, raporton abcnews.al.

Autorët e studimit shqyrtuan një bazë të dhënash të certifikatave të vdekjes gjatë viteve 1973-2001 të Qendrës Kombëtare për Statistikat Shëndetësore në SHBA (NCHS). Ata vunë në dukje se në cilën periudhë të vitit kishin ndodhur vdekjet dhe si kishte vdekur secili nga individët.

Ata morën parasysh të gjitha llojet e vdekjeve, dhe jo vetëm vdekshmërinë e lidhur me problemet e zemrës. Më pas studiuesit kombinuan vdekjet kardiake për të gjitha vitet dhe krijuan një tabelë që tregonte frekuencën e ditëve të vitit kalendarik kur ndodhën këto ngjarje.

Vdekjet si pasojë e sulmeve kardiake ishin më të ulëta në korrik, dhe më pas arritën kulmin ditën e Krishtlindjes. Pati një rënie të lehtë, dhe më pas një tjetër kulm më 1 janar. Shkalla e vdekjeve kardiake mbeti e lartë deri në janar, dhe më pas filloi të bjerë në pranverë dhe në fillim të verës.

Në një artikull të vitit 2018 botuar më “BMJ”, shkencëtarët dyshuan se edhe Suedia përjeton një rritje të sulmeve në zemër gjatë pushimeve të dimrit. Rreziku ishte më i madh për personat mbi 75 vjeç, diabetikët, dhe ata që kishin një histori të sëmundjes së arterieve koronare.

Pra shkencëtarët e kanë vërtetuar tashmë se ekziston një sezon sulmi në zemër i lidhur me dhjetorin dhe janarin. Por ata nuk janë të sigurt mbi arsyen pse ndodh kjo. Autorët e studimit të vitit 2004,shqyrtuan disa shpjegime të mundshme, raporton abcnews.al.

Rënia e temperaturave gjatë muajve të dimrit është fajësuar prej kohësh për sulmet në zemër, sepse moti i ftohtë e rrit presionin e gjakut dhe i ngushton enët e gjakut. Por studimi zbuloi një rritje të sulmeve në zemër në Los Anxhelos, qytet që ka një dimër relativisht të butë, dhe një rënie të lehtë në shtetet e SHBA-së në kufi me Kanadanë, ku temperaturat e ulëta gjatë të dimrit.

Në vend se të fajësonin motin, autorët e studimit sugjeruan se më shumë sulme në zemër mund të kenë ndodhur gjatë pushimeve, sepse njerëzit i injoronin simptomat dhe vononin trajtimin e tyre.

Studime të tjera kanë zbuluar se paraqitjet në repartin e urgjencës binin gjatë festave dhe rriteshin të nesërmen e tyre. Autorët supozuan se ndoshta njerëzit nuk duan të ndërpresin apo t’i prishin festën të tjerëve. Nëse një person ndjen një ndjesi si shpimi i gjilpëre në krahun e tij apo një dhimbje gjoksi të fortë, ai mund ta ngatërrojë atë me një dispepsi si pasojë e teprimit me ushqimet.

Kështu, autorët arritën në përfundimin se “vonesat e shkaktuara nga pushimet” në kërkimin e trajtimit mjekësor mund të kenë pasoja fatale.


Etiketa: DimriSulmi ne zemer

POSTIME TË NGJASHME

Shendetesi

Kjo është fruta e vetme që ju lejohet të hani pas darkës, e bën më të lehtë tretjen

20 orë më parë
Shendetesi

Goja e thatë a është një simptomë e Coronavirusit?

4 ditë më parë
Shendetesi

Provoni këto mënyra natyrale dhe të sigurta për të liruar hundët e bllokuara të fëmijës

4 ditë më parë
Shendetesi

4 këshilla për të shmangur gripin kur të gjithë janë të sëmurë

5 ditë më parë
Shendetesi

Metoda për pastrim të mëlçisë në kushte shtëpie

5 ditë më parë
Shendetesi

Cilat janë komplikimet nëse një fëmijë i pavaksinuar sëmuret nga fruthi

5 ditë më parë
Postimi tjetër

Kush është Rasmus Paludan i ekstremit të djathtë, i cili dogji Kuranin pranë Ambasadës Turke në Stokholm?

Luizi dhe Kiara bëjnë planet për dasmë, ja kur e caktuan ditën e dasmës..

Për herë të parë në histori, ngrin edhe “Liqeni i ngrohtë”

TË FUNDIT

Kaq raste me COVID-19 u shënuan brenda 24-orëve në vend

12 minuta më parë

Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 13 persona kanë rezultuar pozitiv...

Çka i humbi Melisës sot në shtëpi?

12 minuta më parë

Banorja nuk po gjen rehati brenda "Big Brother VIP Kosova". Ajo sërish është përplasur me Xhulin për shkak se i...

Vedati: Një nuse e mençur, dinë ta bëjë vjehrrën për vete

21 minuta më parë

Konkurrenti i formatit televiziv të Big Brother VIP Kosova, Bruno është shprehur kurioz të dijë mënyrën se si Vedati i...

Banori i Big Brother VIP Kosova flet për ndarjen e tij nga ish-gruaja

26 minuta më parë

Melisa mbrëmë e ka pyetur Blastën për ndarjen nga ish-bashkëshortja e tij. Ai i ka thënë se ndarja me ish-gruan...

Tërmet në Shqipëri

28 minuta më parë

Në Shqipëri janë ndjerë lëkundje tërmeti paraditen e sotme. Lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.1 të shkallës rihter, dhe me...

Luizi bën lëmsh edhe politikën, partitë akuza për rolin e protagonistit të “Big Brother Vip”

42 minuta më parë

Jo vetëm shtëpinë e Big Brother Vip, botën e showbizz-it, tregun e muzikës, diskutimet e përditshme por edhe politikën. Fenomeni...

MË TË LEXUARAT

Nikollë Berisha prekë zemrat me këngën “Ma ban hallall moj nanë”

“Emrat u kam shkruar në fletore”, njihuni me burrin që ka 12 gra dhe 102 fëmijë

Teuta tregon ndryshimin që ka realizuar në flokë

Luizi me konkurrent të fortë, sonte futet në ‘BBVA’ ky fenomen i TikTok-ut

Kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës

Aktori i humorit hyn në BBVA, Luizi-banorëve: Ditë të zeza do vijnë për ju

Kim Jong Un merr përsëri vajzën e tij me vete, në vjetorin e themelimit të ushtrisë

Nominimi i tij vjet u krahasua me nominimin e Deas, reagon Arbër Sulstarova

Lirohet Fero nga paraburgimi, ky është reagimi i reperit

Adrola Dushit i “shtrembërohen” sytë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist