Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pse u kris marrëdhënia e çiftit pas puthjes? Brikena sheh klipin kur Mateo kap nga dora Selin

nga Revista Kosovarja

Raporti i Brikenës dhe Mateos pas puthjes së shkëmbyer në spektaklin e së martës, duket se ka shkuar drejt “rënies”, ndryshe nga sa pritej.

Mbi artikull

Çifti thuajse nuk kanë pasur komunikim mes tyre, pas një situate ku Brikena u shpreh se Mateo qëndroi me Selin, dhe nuk shoi të hante bashkë me të ushqimin që ajo e kishte përgatitur.

Këtë mbrëmje ata janë vënë përballë njëri-tjetrit për t’u sqaruar, duke parë dhe skenën e kapjes nga dora të Selin nga Mateo, të cilën Rogerti ia përshkroi si një akt afrimiteti mes tyre.

“Të gjithë e dinë sa vështirë e kam pas unë ta jap një puthje, dhe kur u dha… ditën tjetër doja të gatuaja diçka për mua dhe Mateon. Këto ditë e kam ndjerë Mateon jo të përfshirë, më ka parë dy herë duke qarë dhe as nuk është afruar të më pyes. Këtu nuk ka të bëjë loja, por ndjenjat”, u shpreh ajo.

Moneytizer Paragrafi 4

“Pas puthjes i shkoj të krevati, ajo më largon. E kuptoj pse ishte në siklet, nga ndikimi i Rogertit. I kam shkuar pas edhe nëpër shtëpi dhe më ka larguar. Sa për kapjen nga dora të Selin, e pe që s’ka asgjë për keqkuptim, preferove të besosh Rogertin para meje”, tha Mateo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]