Don Xhoni është aktualisht një prej emrave më të komentuar në estradë. Ai u bë i famshëm gjatë kohës së izolimit shkaku i pandemisë, me një “freestyle”.
Që nga atëherë Don Xhoni u bë reperi i preferuar i shumëkujt, e sidomos i vajzave të reja.
E në rrjete sociale po qarkullojnë disa fotografi nga fëmijëria e tij. Në këto foto, reperi mezi njihet.
Ndryshe, emri i Don Xhonit u lakua së fundi në mediet rozë për përfshirje në një rrahje në Tiranë.
U tha se ai u rrah brenda veturës nga reperi Finem, por që e gjithë kjo ngjarje u mohua nga artistët në fjalë.