Besnik Berisha avokati i të dyshuarit për vrasjen e Agonis Tetajt, ka publikuar sot pamje të reja nga momenti i vrasjes së të riut nga Deçani.
Në këtë videon shihet reagimi i Shaban Gogajt pas shkrepjes me armë në drejtim të Agonis Tetajt.
Berisha këtë video e përcolli edhe me një shkrim, e ku tha se paraqitet prova se se si Gogaj e vrau aksidentalisht shokun e tij.
“Pamje të reja sesi reagoi 18-vjeçari Shaban Gogaj pasi aksidentalisht privoi nga jeta shokun dhe kolegun e tij Agonis Tetaj. Jam kureshtar të di, nëse ekziston qoftë edhe një rast i vetëm, i shkruar, i dëgjuar, apo i dëshmuar, që i përgjigjet, qoftë për së afërmi, aksidentit tragjik të vrasjes së Agonis Tetaj e që provon se dorasi, menjëherë pas kryerjes së vrasjes të pretenduar “me dashje”, reagon kështu siç ka reaguar 18-vjeçari Shaban Gogaj, duke gulçuar, bërtitur, klithur, goditur kokën dhe veten me grushta, pasi kuptoi se miku i tij më i mirë u rrëzua në tokë i gjakosur. Kujtojmë që ky aksident tragjik ndodhi në ditën më të lumtur të jetës së 18-vjeçarit Shaban Gogaj, në të cilën i njëjti mori konfirmimin dhe bekimin për fejesë nga prindi i të dashurës së tij. Faktet nuk duan koment!!”, ka thënë ai.