Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Publikohen pamjet e para të filmit “Argylle”, në të cilin luan edhe Dua Lipa

nga Revista Kosovarja

Henry Cavill dhe këngëtarja e kthyer në aktore Dua Lipa afrohen me një kërcim në foton e parë nga filmi i ri thriller spiun i Apple TV plus, i titulluar “Argylle”.

Mbi artikull

Aktori 38-vjeçar luan rolin e personazhit të titullit në këtë film të ri nga regjisori Matthew Vaughn, me këngëtaren 26-vjeçare që ka debutuar në aktrim në rolin e Lagrange, shkruan DailyMail.

Cavill postoi fotografinë e parë në Instagram, megjithëse një video e shkurtër ngacmuese është shfaqur gjithashtu në rrjetet sociale që shfaq pjesët e para të pamjeve të aktorit Cavill, këngëtares Lipa dhe yllit të famshëm të “West Side Story”, Ariana DeBose.

Moneytizer Paragrafi 4

Fotografia paraqet një Cavill të dobët të veshur me një kostum të mprehtë jeshil, ndërsa kërcen afër me Duan, e veshur me një fustan ari që vezullon.

“Argylle dhe Lagrange. Duket krejtësisht paqësore, apo jo…”, tha Cavill në mbishkrimin e imazhit në Instagram.

Lipa postoi të njëjtën fotografi për 80.3 milionë ndjekësit e saj në Instagram, duke shtuar: “Shikoni në fillim!! Së shpejti… Argylle”.

Videoja ndërkohë ofron një tjetër paraqitje të shkurtër të Argyll-it të Cavill-it, pasi ai dëgjohet duke thënë: “Sa më i madh të jetë spiuni, aq më e madhe është gënjeshtra”.

Personazhi i DeBose sapo shihet duke i dhënë dikujt një vështrim të turpshëm, ndërsa një pamje tjetër tregon Argyllen dhe Lagrangen në pistën e vallëzimit.

Videoja e shkurtër përfundon me Lagranzhin e Lipës duke kërcyer vetë në mes të pistës së vallëzimit.

Me zbulimin e kësaj fotografie dhe videoje ngacmuese, është e mundur që ‘traileri’ i parë mund të jetë afër, edhe pse kjo ende nuk është konfirmuar.

Në film do të luajnë gjithashtu: Samuel L. Jackson, Bryce Dallas Howard, John Cena, Catherine O’Hara, Sam Rockwell, Bryan Cranston dhe Rob Delaney.

Skenari i filmi është shkruar nga Jason Fuchs (që ka shkrua gjithashtu skenarin e “Wonder Woman”) bazuar në romanin e Elly Conway që u botua në vitin 2022.

“Argylle” është aktualisht në fazën e post-produksionit, megjithëse ende nuk është caktuar një datë e publikimit në Apple TV Plus.

Cavill do të kthehet gjithashtu si Sherlock Holmes në vazhdimin e Netflix, “Enola Holmes 2”, me Millie Bobby Brown që do të kthehet si personazhi kryesor.

Ai është gjithashtu i bashkangjitur për të luajtur në “The Rosie Project”, bazuar në romanin e autorit Graeme Simsion me të njëjtin emër.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]