Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Publikohen pamjet e rënda të vrasjes së shqiptarit në Greqi

nga Revista Kosovarja

Mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda të vrasjes së Aristidh Papës, i cili në momentin e ekzekutimit po qëndronte në një lokal. Ngjarja ndodhi më 30 Maj në Sepolia të Athinës. Televizioni grek ANT1 ka publikuar videon e momentit të rëndë.

Siç duket në pamje, Papa qëndron i ulur në lokal me kurriz nga rruga dhe përdor telefonin. Por papritur një person afrohet nga rruga dhe e qëllon të paktën 8 herë me plumba.

Papa bie në tokë dhe përpiqet të shpëtojë teksa futet brenda në lokal. Për 18 sekonda ai zvarritet në dysheme por në fund rrëzohet. Plumbat mbi trupin e Aristidh Papës do të rezultonin fatale pasi i morën jetën.

Ndërkohë autori largohet me vrap. Ai ka veshur xhinse të zbardhura dhe një bluzë të zezë. Autoritetet janë vënë në kërkim të tij.

Moneytizer Paragrafi 4

Aristidh Papa nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë greke. Ai kishte qenë shënjestër e disa atentateve të tjera, ndërkohë që ka qenë i përfshirë në vjedhje dhe trafik droge.

Sipas asaj që kanë shkruar mediat greke, ai ka qenë pjesë e një bande shqiptare në vitin 2007 që është ndarë në dy pjesë dhe që prej atëherë anëtarët e tyre janë përfshirë në një sagë vrasjesh mes njëri-tjetrit. Kjo luftë mes bandave ka shkaktuar 12 të vrarë dhe 10 tentativa për vrasje./tvklan.al/

https://youtu.be/cf_QkofPUmo

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]