Publikohet videoja e aksidentit të humoristit shqiptar
Aktori i njohur i humorit, Gazment Paja është aksidentuar ditën e djeshme në Tiranë, teksa ishte duke lëvizur me motoçikletën e tij.
Ngjarja ka ndodhur te “Rruga e Kavajës” rreth orës 11:00 gjatë paradites.
Policia njoftoi se ka qenë mjeti me drejtues shtetasin E.K. ai që është përplasur me motorin që drejtohej nga aktori i humorit. Më tej u njoftua se Paja ndodhej në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Fatmirësisht, aktori nuk ka patur asgjë serioze, por ka pësuar disa dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.
“Dosja.al” ka publikuar videon e aksidentit të humoristit shqiptar, Gazment Paja.