Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Publikon mesazhet – Stresi i thotë ish-të dashurës se e ka frymëzuar për këngët e reja

nga Revista Kosovarja

Keisi ka ndezur rrjetin pasi publikoi në Instastory një pjesë të bisedës së saj private me reperin Stresi.

Mbi artikull

Në pamjen e bërë publike shihen disa skedarë audio, demo këngësh që reperi ia ka dërguar asaj, mes tyre “You Know Master”, “Real Life” dhe “Era”.

Në mesazhet që shihen në foto, Stresi i shkruan Keisit: “Tek 3-ja këngët, m’ke frymëzuar”.

Ky detaj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke hapur diskutime për raportin e tyre aktual dhe nëse mes tyre ka ende lidhje emocionale.

Moneytizer Paragrafi 4

Keisi e ka marrë situatën me humor, duke i kthyer një mesazh plot ’emoji’ qesharake, gjë që ka bërë postimin edhe më viral.

Ndarja e këtij fragmenti të bisedës ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, sidomos për faktin që rep­eri deklaron hapur se ajo ka qenë frymëzim për tre prej projekteve të tij të reja muzikore.

Aktualisht asnjëri prej tyre nuk ka komentuar më tej, por fansat janë të përfshirë në spekulime për vazhdimin e këtij dialogu dhe mundësinë e një pajtimi ose bashkëpunimi në të ardhmen.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]