Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pulë në lëngë me miell misri

nga Revista Kosovarja

Më poshtë iu sjellim recetën autentike të përgatitjes së këtij gatimi fantastik në shtëpi.

Mbi artikull

Aroma e këtij specialiteti tipik shqiptar mbush gjithë shtëpinë me dëshirën për t’u mbledhur menjëherë rreth tryezës e për ta shijuar menjëherë, shkruan “AgroWeb”.

Pula me lëng është një traditë e vjetër e kuzhinës tradicionale shqiptare e përgatitur dikur si një gatim special sidomos në fshatrat e jugut të Shqipërisë.

Kur shtëpinë e vizitonin miq e mysafirë, atëherë zonjat e shtëpisë zgjidhnin pulën më të majme për ta gatuar atë sipas recetës që do të gjeni më poshtë.

Moneytizer Paragrafi 4

AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën autentike të përgatitjes së këtij gatimi fantastik në shtëpi.

Përgatitja e Pulës me Lëng sipas Traditës së Vjetër Përbërësit
1 pulë e freskët

2-3 lugë gjelle miell misri

2 thelpinj hudhra

1 kokërr qepë mesatare

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle gjalpë i freskët

1 lugë gjelle salcë domatesh

Kripë

Piper i zi

Përgatitja
Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të pastroni mirë pulën e freskët e më pas ta prisni atë në copa.

Më pas, vendosni një tenxhere në zjarr. Hidhni vajin e ullirit dhe pak gjalpë, shtoni qepën e grirë hollë.

Kaurdiseni derisa volumi i qepës të bjerë. Më pas, shtoni copat e pulës dhe kaurdisini bashkë me qepën.

Shtoni ujë derisa copat e pulës të mbulohen. Hidhini kripë dhe lëreni të ziejë.

Nëse dëshironi për më shumë aromë mund të shtoni një gjethe dafinë.

Në momentin kur mishi i pulës të jetë i zbutur dhe i zierë, vendosni një tigan në zjarr. Shtoni pak vaj ulliri dhe pak gjalpë dhe skuqni miellin e misrit duke e përzierë vazhdimisht derisa të marrë ngjyrë të verdhë të artë.

Në vijim, AgroWeb.org ju udhëzon që kur mielli zverdhet të shtoni hudhrat e shtypura dhe vijoni t’i përzieni e më pas shtoni salcën e domates.

Kaurdiseni vazhdimisht në mënyrë që të mos krijohen kokërriza dhe nga pak nisim të hedhim lëngun e mishit të pulës.

Vijojmë t’i përziejmë derisa të hedhim të gjithë lëngun dhe masa të behet homogjene.

Masën e lëngut të trashur të pulës e hedhim në një tavë dhe sipër vendosim thelat e mishit të pulës. Sipër i spërkasim me pak piper të zi dhe disa pika gjalpë të freskët.

E fuqim të piqet në furrë të parangrohur në 200 gradë dhe e lëmë për 15-20 minuta.

Shoqërohet në mënyrë fantastike me ssallata të freskëta të stinës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]