Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Punësimet e çikës së tezës dhe vëllait në institucionet e shtetit, Osmani mohon s’e ka ndikuar: Arritën me profesionalizëm

nga Revista Kosovarja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është pyetur për punësimet e familjarëve të saj në pozita të larta, si vëllai i saj dhe vajza e tezës, pasi ishte bërë presidente.

Mbi artikull

Në pyetjen “çika e tezës dhe vëllai yt u punësuan, vëllai mbikëqyrës i lartë në BQK, çika e tezës t’u bë drejtoreshë e Agjencisië për Zhvillimin e Bujqësisë, Venera Çerkini”, Osmani theksoi se ajo vetëm është “transferuar”.

“Çika e tezës ka punu në institucione publike 17 vite para se unë të bëhem presidente. 17 vite, dhe ka pas pozicion ekuivalent në Qeverinë e Republikës së Kosovës, atëherë kur doli u punësua- nuk ka pas punësim. Ka pas transfer nga një pozicion në tjetrin të barasvlefshëm…17 vite përvojë.”, tha Osmani.

Faton Peci ta ka bë drejtoreshë çikën e tezës, i tha gazetarja në vazhdim Osmanit.

Moneytizer Paragrafi 4

“Nuk ma ka bo, unë besoj që jo vetëm Faton Peci por të gjitha institucionet duhet me qenë krenarë me njerëz të cilët kanë një përvojë të gjatë e kanë arritë me profesionalizëm të ngriten në detyrë. Asnjë detyrë nuk e ka pas shkaku im”, tha Osmani në Kallxo Përnime, transmeton Express.

Osmani foli edhe për punësimin e vëllait të saj në BQK duke mohuar se ka ndikuar në punësimin e tij.

“Njësoj edhe vëllai im, nëqoftëse ka çfarëdo-lloj paligjshmërie në proces për një ekonomist me përvojë mbi 15 vjeçare në sistemin bankar në Kosovë, nëse ka parregullësi ka insitucione të drejtësisë asnjë person unë në BQK nuk e njoh, asnjë person nuk ka folë me mua”.

“E di çfarë posti është për dikë që ka 15 përvojë bankare, që është i shkolluar, që din me bo punën e vetë mirë e jo për lloj-lloj analfabeti…”, tha ai.

“Pse vëllai s’ka merita?, BQK çfarë lidhje ka me presidencën, të lutëm tregom ku është lidhja – zero”, tha Osmani.

“S’ka pas asnjë lidhje presidentja me këtë punë”, u shpreh ajo, transmeton Gazeta Express, “në proces të ligjshëm ka arritë me marrë atë pozitë”, shtoi Osmani për punësimin e vëllait të saj.