fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Pushimet verore, ku janë çmimet më të ulëta e ku më shtrenjtë

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Kuriozitete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Pushimet vjetore në jug të Evropës janë përgjithësisht më të lira për gjermanët sesa pushimet në atdheun e tyre. Ndonjëherë dukshëm më të lira. Këtë e tregojnë të dhënat e reja të Entit Federal të Statistikave (Destatis), i cili krahasoi kostot e shërbimeve në gastronomi dhe akomodimit në hotele në vende të ndryshme evropiane.

Rritja e kostove të energjisë dhe ushqimit ndikon në uljen e buxhetit të disponueshëm të shumë njerëzve në Gjermani për udhëtime turistike, theksojnë statisticienët gjermanë. “Megjithatë, veçanërisht në vendet e Europës Jugore apo vendet turistike të Europës Juglindore, niveli i çmimeve të shërbimeve në gastronomi dhe hotelieri është dukshëm më i ulët se në Gjermani”.

Shqipëria dhe Turqia: 56% më lirë se Gjermania

Niveli i çmimeve në Shqipëri dhe Turqi ishte më i ulëti ndër vendet e krahasuara nga Byroja Federale e Statistikave. Në të dyja këto vende, çmimet e shërbimeve turistike ishin 56% më të ulëta se në Gjermani. Në Portugali dhe Maltë, kostot e të ngrënit në restorante dhe qëndrimi në hotele ishin 28% më të ulëta për turistët gjermanë sesa në vendlindje.

Në Spanjë, Poloni dhe Republikën Çeke, të njëjtat shërbime janë paguar mesatarisht 18% më pak në mars të këtij viti (muaji në të cilin Destatis ka analizuar çmimet) sesa në Gjermani. Në Kroaci dhe Qipro – 17% më pak. Në Greqi, kursimet arritën në 21%. Çmimet ishin edhe më të favorshme në Mal të Zi dhe Rumani – ku akomodimi në hotel dhe shkuarja në një restorant mund të ishte 46% më lirë se në Gjermani. Sipas Destatis, Kroacia është një vend më i shtrenjtë për turistët sesa konkurrentët e saj evropiano-jugor, Turqia, Greqia, Portugalia dhe Spanja.

Për sa u përket vendeve në jug të Evropës, nga të gjitha vendet në të cilat Destatis analizoi çmimet, Italia ishte më e shtrenjta. Por edhe në gadishullin Apenin, sipas statisticienëve gjermanë, niveli i çmimeve në hotele apo restorante në periudhën e hulumtuar ishte pesë për qind më i ulët se në Gjermani.

Zvicra: 61% më e shtrenjtë se Gjermania

Për qytetarët e Republikës Federale, një pushim në veri të Evropës ose në disa vende fqinje është më i shtrenjtë se një pushim veror në Gjermani. Nga të gjitha vendet e anketuara, Zvicra ishte më e shtrenjta në mars. Atje, për të njëjtin shërbim (restorant ose natë në hotel) duhej paguar 61% më shumë se në Gjermani. Destinacionet e njohura turistike si Danimarka apo Norvegjia janë gjithashtu më të shtrenjta – me më shumë se 40%.

Finlanda është pak më e lirë, por gjithsesi dukshëm më e shtrenjtë se Gjermania: netët e hoteleve dhe shërbimet gastronomike ishin 25% më të shtrenjta atje sesa në Republikën Federale të Gjermanisë në mars të këtij viti. Në Irlandë, turistët duhej të paguanin 21% më shumë, pushimet në Suedi ishin 17% më të shtrenjta se në Gjermani, ndërsa në Austri 15%.

Në Francën fqinje, një nga destinacionet turistike më të njohura të Gjermanisë, në mars duhej të paguhej tetë për qind më shumë për akomodimin në hotel dhe në restorante sesa në Gjermani, njoftoi Destatis.

Gjermanët nuk kursejnë gjatë pushimeve

Edhe pse kostoja e jetesës është rritur ndjeshëm në Gjermani gjatë muajve të fundit dhe norma e inflacionit ka arritur një nivel rekord, dhe pavarësisht pasigurive që lidhen me ecurinë e mëtejshme të luftës në Ukrainë, shumica e turistëve gjermanë në këtë sezon veror duan që më në fund (prapë) të shijojnë pushimet e tyre pa shumë shqetësime. Sipas të dhënave të publikuara muajt e fundit, industria e turizmit pret vazhdimin e trendit pozitiv nga viti i kaluar, në të cilin vëllimi i udhëtimeve turistike arriti nivelin e një viti përpara pandemisë së virusit korona.

Nga nëntori 2021 deri në fund të tetorit 2022, shpenzimet për udhëtime janë dyfishuar (nga 28.8 në 58.6 miliardë euro), konfirmoi Shoqata e Operatorëve Turistikë Gjerman (DRV). Rritje veçanërisht e fortë në atë periudhë u vu re në sektorin e ashtuquajtur “aranzhimet paushale”. Në shkurt të këtij viti u publikua “Analiza e Turizmit Gjerman”, do të thotë rezultatet e një sondazhi me 3000 persona mbi 18 vjeç – gjashtë nga dhjetë të anketuar thanë se po planifikonin një udhëtim turistik këtë sezon. “5 destinacionet kryesore turistike në valën kryesore gjatë verës do të jenë Turqia, Spanja, Greqia, Egjipti dhe Portugalia”.


Etiketa: pushimet verorepushimet

POSTIME TË NGJASHME

Kuriozitete

Çfarë do të thotë të falësh dikë me zemër

3 orë më parë
Kuriozitete

Ditëlindja e 25-të e Google: 11 fakte që nuk i dinit për motorin e kërkimit

3 orë më parë
Kuriozitete

Çka ka të ngjashme femra me gjeografinë?

3 orë më parë
Kuriozitete

Kjo është vetura që kushton 100 milionë dollarë- Vetëm një njeri në botë ka të drejtë ta vozisë

5 orë më parë
Kuriozitete

Ekspertët: Mos larja e dhëmbëve para gjumit mund të rrisë shansin për një sulm në zemër

18 orë më parë
Kuriozitete

7 gjëra të thjeshta që mund t’ju bëjnë më të lumtur

2 ditë më parë
Postimi tjetër

Taylor Swift gruaja e dytë më e pasur në muzikë

Kjo është mosha e fëmijëve që është më stresuese për prindërit

Njihuni me vendin ku të rinjtë nuk po dalin më nga shtëpia

TË FUNDIT

Është 90 vjeçe, por Joan Collins thotë se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë

2 minuta më parë

Ikona e Hollywoodit, Joan Collins, 90 vjeçe, këmbëngul se ajo kurrë nuk ka bërë ndërhyrje në fytyrë. Collins u hap...

Blac Chyna në një lidhje me fituesin e Grammy-t

5 minuta më parë

Blac Chyna ka zyrtarizuar në Instagram të dashurin e saj të ri Derrick Milano. Ylli ka konfirmuar romancën e saj...

Ish e dashura e Travis Kelce paralajmëron Taylor Swift

7 minuta më parë

Ish e dashura e Travis Kelce ka paralajmëruar së fundmi Taylor Swift. Mes romancës së lulëzuar , Maya Benberry pohoi...

Fifi dhe Ylli Limani të fiksuar pas New Yorkut, i dedikojnë një moment special

10 minuta më parë

Fifi dhe Ylli Limani kanë publikuar një video teksa këndojnë këngën e Alicia Keys “New York”, duke na zbuluar se...

Ekskluzive: Spitali i Beogradit e konfirmon Radoiçiqin si pacient

14 minuta më parë

Milan Radoiçiq i cili u zu me video xhirime se ishte organizator i grupit terrorist që e sulmoj policinë e...

Aludini sjell pamje brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip Kosova’

23 minuta më parë

Moderatori i njohur Aluadin Hamiti ka paralajmëruar qe se shpejti do të filloj edhe realityshow me i ndjekur në Kosovë....

MË TË LEXUARAT

Shtohet numri i forcave policore në veri

Mërgimtari bën tatuazh vargjet e këngës së famshme “Mora fjalë”, reagon e emocionuar Shkurte Fejza

Vasfije Krasniqi Goodman: Jam e gatshme të vdes për Kosovën

Të shtëna armësh në Novi Pazar të Serbisë, dy të plagosur – detajet dhe pamjet nga vendi i ngjarjes

Të pathënat e Megi Pojanit: Çdo gjë që ndodh e shoh në ëndërr…

Von Cramon: Serbia duhet të zgjedhë BE-në apo Rusinë, të drejtat e shqiptarëve në jug duhet të trajtohen

Lirohen katër nga tetë të arrestuarit gjatë aksionit policor në Banjskë

Kjo ditëlindje e gjeti ndryshe Greta Koçin, ja sa vite mbush

Edhe një sulmues i vrarë në veri, gjenden dy trupat e tyre

Arbana bëhet nostalgjike për momentet me Xhemi Shehun

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist