Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“Pusho në paqe Dritëro Agolli” – një modele shqiptare ia huq për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare

nga Revista Kosovarja

Modelja e njohur shqiptare, Megi Luka, u përfshi me personazhet VIP për të nderuar jetën dhe veprën e shkrimtarit tashmë të ndjerë, Ismail Kadare.

Mbi artikull

‘Miss Universe Albania 2015’ megjithatë bëri një gafë, e cila nuk kaloi pa u vënë re.

Ajo ka publikuar poezinë e Dritëro Agollit në InstaStory, ku shkroi: “Pusho në paqe Dritëro Agolli”.

Ky postim i yllit të famshëm u fshi menjëherë, mbase edhe mund të ketë vënë re gabimin.

Kadare ndërkohë ndërroi jetë mëngjesin e ditës së sotme (e hënë) në moshën 88-vjeçare.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai la pas vetes një krijimtari të bujshme artistike, vepra të cilat do të mbahen mend gjithnjë.

Përgjatë gjithë karrierës së bujshme ka fituar edhe një sërë çmimesh që e kanë bërë të njohur ndërkombëtarisht.