Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Putin ia merr inatin Dua Lipas

nga Revista Kosovarja

Ka inspiruar edhe komunitetin e artistëve pamorë kampanja e nisur nga këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, e cila postoi në twitter hartën e trojeve shqiptare me flamurin kombëtar në sfond me hashtagun #autochthonous. Një karikaturë e veçantë pa autor ka vënë në thumb Vladimir Putinin dhe gazetarin e Russia Today, serbin Boris Malagurski.

E në betejën e rrjeteve sociale në mes shqiptarëve dhe aleatëve në njërën anë, dhe serbo-rusëve në anën tjetër, është përfshirë edhe diplomati kosovar Enver Hoxhaj,.

Ish-ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës para pak minutash ka shpërndarë karikaturën që zbërthen propagandën ruse e serbe, përbri së cilës ka shkruar edhe disa fjalë.

“Këlyshi i Putinit, Malagurski , është në një tjetër mision të dështuar kundër njerëzve të Kosovës. Këtë herë, Putini hyri në llogarinë në Twitter të propagandistit serb dhe mohuesit të gjenocidit”, ka shkruar ai.

Moneytizer Paragrafi 4

Mesazhi i saj është i veçantë, kur “Putin e telefon Malagurskin dhe e pyet nëse e ka ende fjalëkalimin e vjetër të tëitterit, në mënyrë që ta përdorë për ta sharë Dua Lipën”.

Malagurski, ka reaguar në twitter i irrituar duke mos fshehur hidhërimin nga këngëtarja shqiptaro-britanike Dua Lipa, duke e krahasuar atë me “përkrahje të terrorizmit”. transmeton KosovaPress

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]