fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Putin në vizitë të papritur në Mariupolin e shkatërruar nga lufta

nga Revista Kosovarja
4 ditë më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Media shtetërore ruse ka raportuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka realizuar një vizitë të papritur në Mariupol, qytetin ukrainas që tani kontrollohet nga forcat ruse.

Si pasojë e luftimeve të ashpra për të fituar kontrollin e këtij qyteti, pjesa më e madhe e tij besohet se është shkatërruar.

Në disa pamje të publikuara nga transmetuesi shtetëror, shihet Putin duke e vozitur një makinë në orët e vona të natës, dhe më e pas e viziton një sallë koncerti.

Radio Evropa e Lirë nuk e ka verifikuar lokacionin.

Kjo mund të jetë vizita e parë e Putinit në territorin e pushtuar ukrainas.

Agjencia ruse e lajmeve TASS, ka thënë se ai ka shkuar në Mariupol me helikopter dhe është takuar me disa banorë lokalë.

Në video, një zyrtar rus dëgjohet duke ia sqaruar Putinit se si është duke u rindërtuar qyteti.

Mariupoli është nën pushtimin rus për më shumë se 10 muaj.

Raportimet për vizitën e Putinit vijnë një vit pasi Moska ka nisur sulme ajrore në teatrin e Mariupolit, ku kanë vdekur qindra civilë, të cilët e kanë shfrytëzuar atë ndërtesë si strehë.

Ukraina dhe grupet për të drejta të njeriut besojnë se ato sulme ruse përbëjnë krime lufte.

Të shtunën, Putin e ka bërë një vizitë të papritur edhe në Krime, për të shënuar përvjetorin e nëntë të aneksimit të këtij gadishulli ukrainas, raporton REL.

Autoritetet në Kiev janë zotuar se do ta çlirojnë gjithë territorin ukrainas, përfshirë Krimenë, e aneksuar nga Rusia më 2014.

Putin është raportuar të jetë takuar me komandantë të lartë ushtarakë ruse në Rostov-on-Don, qytet rus në lindje të Mariupolit.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.


Etiketa: Putini

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Dardan Molliqaj tregon se çfarë do të bënte po të ishte në vend të Kurtit

2 orë më parë
Aktuale

Burg kush është LGBTQ+, dënim me vdekje kush kapet duke bërë seks

5 orë më parë
Aktuale

Sylejman Selimi intervistohet nga EULEX-i

6 orë më parë
Aktuale

E mitura në Podujevë tenton t’i pret venat pas konfliktit me babain e saj

6 orë më parë
Aktuale

Në burgun më të madh të Maqedonisë së Veriut zbulohet një tunel që po përgatitej për arratisje

7 orë më parë
Aktuale

KEDS njofton se në këto zona do të ketë nesër punime

7 orë më parë
Postimi tjetër

Gruaja në Fushë Kosovë dyshon se është dhunuar nga kolegu i saj

Ky është destinacioni që zgjodhi Efi menjëherë pas ditëlindjes

Pesë probleme shëndetësore me të cilat mund të ndihmojë uji i kripur

TË FUNDIT

Ish-banori i BBV opinionist i “Për’Puthen”?

10 minuta më parë

I ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio së bashku me Elonën dhe Jonidën ishte ish-banori i...

Nga nominimi me Kiarën, Olta përlotet: Ndihem shumë keq

20 minuta më parë

Olta Gixhari është përlotur teksa ka folur me Dean për nominimin. Olta tha se ndjen një barrë të madhe kur...

Fituesi i “Big Brother Kanada” i dërgon mesazh Luizit pas nominimit Olta-Kiara

40 minuta më parë

Fituesi i Big Brother në Kanada, Kevin Jacobs, nga i cili Luiz është frymëzuar për planet, ka një koment për...

Për çka e përdorin meshkujt shqiptarë internetin e për çka femrat?

50 minuta më parë

Meshkujt shqiptarë e përdorin pak më shumë internetin në krahasim me femrat, sipas një raporti të fundit të të EUROSTAT-it. ...

Shpërthen virusi vdekjeprurës Marburg në Tanzani, raportohen pesë viktima

1 orë më parë

Tanzania ka njoftuar shpërthimin e saj të parë të sëmundjes vdekjeprurëse të virusit Marburg (MVD) e ngjashme me Ebolën, pasi...

Ryva Kajtazi e pret me darkë madhështore në shtëpi Adriana Matoshin

1 orë më parë

Aktoret Ryva Kajtazi e Adriana Matoshi, nuk qenkan veç kolege, por edhe shoqe të mirë. Këtë e tregon Adriana përmes...

MË TË LEXUARAT

Vuçiq: Kemi arritur një lloj marrëveshje

Xhaka e Shaqiri me 25 mars do luajn në Serbi, në ndeshjen Zvicër-Bjellorusi

Xhuli – Mbresës: Nëse e fitoj BBVK, do të shkojmë në Dubai

Gjëegjëza të cilat vetëm mendjet më të ndritura mund t’i zgjidhin

Suharekë: Raportohet për dhunimin e një vajze të mitur

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Han të Elezit

Mes lotësh, Georgina zbulon se pësoi tre aborte para vdekjes së djalit

Aferdita Dreshaj sot feston ditëlindjen e djalit, ka një urim emocionues

Pothuajse gjysma e Tuzit votojnë kandidatët pro-serb

Fjolla Morina kthehet në kohë, kujton momentet kur ishte shtatzënë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist