Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Putin: Qëllimet në Ukrainë do i arrijmë me forcë ose diplomaci

nga Revista Kosovarja

Rusia do të arrijë qëllimet e veta në Ukrainë, me mjete diplomatike ose ushtarake. Kështu tha presidenti rus, Vladimir Putin, këtë të mërkurë, teksa shtoi se Moska synon të zgjerojë zonën tampon të sigurisë në shtetin fqinj.

Mbi artikull

“Do të preferonim t’i adresonim rrënjët e konfliktit përmes diplomacisë, por nëse pala kundërshtare dhe mbrojtësit e saj të huaj refuzojnë të angazhohen në bisedime domethënëse, Rusia do të çlirojë tokën e vet historike me mjete ushtarake”, ishin fjalët e Putinit.

Ai deklaroi se njerëzit në Europë po indoktrinohen me frikën e luftës me Rusinë dhe akuzoi udhëheqësit e vendeve të BE-së për nxitje të histerisë.

 

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas tij, Rusia nuk po kërkon luftë me Europën, por është gati për luftë nëse kjo do të jetë zgjedhja e saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]