Vladimir Putin e ka ndaluar vajzën e tij të madhe të udhëtojë jashtë vendit për shkak të frikës se ajo nuk ka ndërmend të kthehet në Rusi.
Maria Vorontsova, 36 vjeç, donte të shkonte në një vend tropikal për të festuar ditëlindjen e saj të 37-të javën e ardhshme, raporton Mirror. Ajo planifikoi një udhëtim romantik me partnerin e saj Yevgeny Nagorny, 33 vjeç.
“Putini u përgjigj me një refuzim kategorik, duke forcuar mbrojtjen e sigurisë së Marias”, raportojnë mediat e huaja.
Maria ka një djalë gjysmë holandez, tani tetë vjeç, me ish-bashkëshortin e saj Jorrit Faassen.