Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pyetja që duhet të bëni në çdo intervistë pune

nga Revista Kosovarja

Çdo intervistë për punë shkakton stres. Ju nuk e dini se si të ju përgjigjeni të gjitha pyetjeve saktë, ose atë që ju duhet të pyesni veten për të ju ndihmuar që të “fitoni” kundër konkurrentëve tuaj.

Suksesi juaj i parë i këtyre sfidave në masë të madhe varet nga zona që ju punoni. Por megjithatë të gjitha këto sfida mund të kalohen me një këshillë të thjeshtë.

Ju dhe punëdhënësi juaj i ardhshëm të keni një qëllim të përbashkët në një intervistë pune: për të kuptuar nëse ju mund të punoni së bashku në mënyrë efektive në lidhje me të gjitha aspektet e punës që ofrohen.

Në mënyrë që të përgjigjeni në këtë çështje, është një pyetje që gjithmonë duhet ta bëni, transmeton Klan Kosova.

Moneytizer Paragrafi 4

“Kush arrin të ketë sukses në këtë pozitë pune?, ose mund ta parafrazoni edhe ndryshe, “Si mund ta definonin suksesin për këtë pozitë pune?”.

Përgjigja e punëdhënësit tuaj në këtë pyetje ju mundëson juve që të keni informata për pozitën e punës, informata që nuk i gjeni në përshkrimin e punës.
Përgjigja u mundëson të kuptoni specifikat e punës, prioritetet e punës, strategjia që u duhet të adaptoni në mënyrë që të bëheni më të mirë në punën tuaj, ashtu si edhe për kulturën dhe etikën e punës që duhet të zbatoni.

Nëse e bëni këtë pyetje, shefi juaj i ardhshëm do ta kuptojë se e merrni seriozisht punën, pasi dëshironi të dini çdo detaj për të.

Po ashtu, ju do të kuptoni se sa lehtë është të komunikoni me shefin e ardhshëm.

Mos harroni: vendi i punës është vendi ku do të kaloni më së shumit kohë, andaj është e rëndësishme të gjeni lumturinë dhe rehatinë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]