Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Qalaj: Aleatët janë të zhgënjyer me Kurtin

nga Revista Kosovarja

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, i sheh shqetësuese reagimet e ndërkombëtarëve lidhur me zhvillimet në vend. Ai thotë se i druhet shtimit të masave nga Bashkimi Evropian.

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës lidhur me dinarin serb, mbyllja e zyrave në Pejë e Dragash, janë disa nga vendimet që sipas ndërkombëtarëve janë marrë nga institucionet kosovare pa koordinim.

“Është fakt që gjatë këtyre ditëve, e sidomos gjatë vikendit se ka pasur reagime të shumta nga partnerët ndërkombëtar e evropian, mirëpo edhe nga ambasadori amerikan të cilët kanë qenë të shqetësuar me veprimet e qeverisë së Kosovës, sidomos me çështjet konkrete, si mbyllja e zyrës në Pejë e Dragash, çështjen e dinarit si dhe çështjen e qendrës afër stacionit policor”, thotë Qalaj për EO.

Ai deklaroi se gjatë këtyre reagimeve është përdorur një gjuhë e ashpër që mund të ndikojë në marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

Moneytizer Paragrafi 4

“Unë mund të them se Kosova është dëmtuar mjaftë shumë deri më tani, dihet se 300 milionë euro janë vlera monetare në Kosovë dhe çdo masë tjetër do e dëmtoj edhe më shumë, aleatët janë të zhgënjyer nga politika e udhëhequr nga zotëri Kurti”, thotë tutje Qalaj.

Qalaj i druhet edhe vendosjes së masave tjera si pasojë e këtyre vendimeve. Thotë se Kosova do të dëmtohej shumë.

“Masa shtesë edhe mund të ketë, e që do kishte pasoja shumë të mëdha, mirëpo shpresoj që Kosova të filloj koordinimet me aleatët ndërkombëtar në mënyrë që t’u ikë masave tjera që do e dëmtonin Kosovën”, u shpreh ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]