4.08.2020 – Një ciklon nga Atlantiku do të depërtojë në rajonin tonë, e që sjell ndryshim të theksuar të motit. Në dy ditët e ardhshme, që nga mëngjesi i ditës së mërkurë priten zhvillime të shtrëngatave me shi, derisa temperaturat maksimale do të pësojnë rënie të theksuar, për 10C-15C në krahasim me ditët e shkuara.
Ditën e enjte kohëpaskohe priten rrebeshe shiu dhe bubullima. Ditën e premte dhe në fundjavë, do mbretërojë mot i ndryshueshëm, me vransira dhe diell, e orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima. Temperaturat mbeten pak nën vlera mesatare.
Indeksi i rrezeve UV do të zbres në vlera mesatare.
5.08.2020 – Më freskët dhe kryesisht vranët. Që nga mëngjesi priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi, e që do të zhvillohen edhe gjatë ditës dhe në mbrëmje. Vende-vende reshjet do të jenë intenzive, me mundësi edhe për breshër. Edhe gjatë natës vende-vende do të vazhdojnë reshje lokale shiu. Temperaturat në vise të ulëta 17C deri 25C, e në vise malore 14C deri 18C. Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu dhe verilindja 2-8m/s. Indeksi UV: 3.
6.08.2020 – Kryesisht vranët dhe freskët. Nga orët e mëngjesit priten mundësi për rrebeshe shiu me bubullima. Gjatë ditës dhe në mbrëmje vazhdojnë mundësitë për rrebeshe shiu me bubullima. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 15C deri 21C, e në vise malore 11C deri 15C. Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu-verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 4.