3
Një person ka raportuar në polici se derisa ishte duke punuar në marketin e tij në Vushtrri është qëlluar nga një plumb qorr.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe sipas policisë, rasti është duke u hetuar.
“Stanoc, Vushtrri / 04.08.2024 – 22:30. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke punuar në marketin e tij është qëlluar në pjesën e pasme të trupit nga një plumb qorr. Viktima pas trajtimit mjekësor është liruar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.