fbpx

Qëllohet për vdekje oficeri i inteligjencës ukrainase në Kiev

nga Revista Kosovarja

Një oficer i lartë i inteligjencës ukrainase është qëlluar për vdekje në mes të ditës në Kiev, thanë zyrtarët.

Siç shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv, agjenti i Shërbimit të Sigurisë së Brendshme të Ukrainës (SBU) u qëllua disa herë në një parking makinash, pasi iu afrua një sulmues i paidentifikuar, i cili më pas u largua nga vendi i ngjarjes, sipas pamjeve që qarkulluan në mediat sociale.

Agjencia e spiunazhit nuk e identifikoi viktimën, megjithëse mediat ukrainase e kanë përmendur atë si Kolonel Ivan Voronych.

SBU-ja merret kryesisht me sigurinë e brendshme dhe kundërzbulimin, e ngjashme me MI5 të Mbretërisë së Bashkuar. Por që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë në vitin 2022, ajo ka luajtur gjithashtu një rol të spikatur në vrasjet dhe sulmet sabotuese thellë brenda Rusisë. / Klankosova.tv

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]