Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Qendra e Studentëve ka një njoftim të rëndësishëm rreth depozitave

nga Revista Kosovarja

Qendra e Studentëve ka njoftuar studentët të cilët nuk i’u janë kthyer ende mjetet e depozitës, se kanë afat që t’i dërgojnë të dhënat nga 8 shtatori deri më 20 shtator, raporton Express.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, QS’ja ka bërë me dije se studentët duhet të dërgojnë letërnjoftimin në të dy anët dhe kartelën bankare personale me numër të xhirollogarisë aktive.

“Qendra e Studentëve njofton studentët banues në konvikte për vitin akademik 2019/2020 të cilët nuk i’u janë kthyer mjetet e depozitës për arsye të ndryshme në afatin e parë. Afati për dërgimin e të dhënave fillon nga data : 08.09.2020 dhe përfundon me 20.09.2020”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=4920440007981661&id=786000718092298

Moneytizer Paragrafi 4

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]