Ish ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, është nderuar nga Presidenti i Francës, Emmanule Macron me urdhërin Komandant i Legjionit të Nderit.
Ky urdhër i është ndarë atij nga Presidenti i Francës Marcon në një ceremoni të veçantë në Ambasadën e Francës në Prishtinë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur ish- ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku, përmes një statusi në Twitter.
Këtu keni statusin e saj:
“Qëndrim Gashi, ish Ambasadori i Kosovës në Francë u nderua sonte me udhëtin Komandant i Legjionit të Nderit. Urdhëri i ndarë nga Presidenti Macron, iu dorëzua Ambasadorit Gashi sonte në një ceremoni të veçantë në Ambasadën e Francës në Prishtinë”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.

