fbpx

“Qepe llapën, të kapi prej flokësh e të nxjerr jashtë”, vajzat e Për’puthen për pak konfrontohen fizikisht

nga Revista Kosovarja

Një debat i ashpër mes konkurrenteve të Përputhen ka ndodhur sot, ku tonet kanë qenë tejet të ngritura mes Adës dhe Mikelës.

Gjatë debatit mes Brunos dhe Mikelës, kjo e fundit është përplasur me Adën, derisa u desh njëri nga djemtë të ndërhynte.

“Tani ta nxjerr unë jashtë apo ndonjë, se kjo injorante kështu, moj ti sje askush”, i ka thënë Ada, Mikelës.

Mikela në mes të emisonit i tha “kush je ti që injoron e kthen kurrizin, hello ja ku jam”.

Në këtë moment Ada i ështe kthyer: “Qepe llapën dhe rri urtë aty se un të ngrej në ajër, të kap prej flokësh dhe të nxjerr jashtë”- tha Ada duke bërë gjestin e shkuljes së flokëve, derisa Bruno u çua në këmbë për të ndëhyrë mes dy konkurrenteve.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]