Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Qetësohen tregjet e naftës/ Stabilizohet çmimi nën 100 dollarë për fuçi, në pritje të përfundimit të luftës

nga Revista Kosovarja

Çmimet e naftës në bursa janë stabilizuar .Tashmë një fuci naftë po tregtohet nën 100 dollarë ndërsa investitorët janë optimist se konflikti në Lindjen e Mesme mund të jetë drejt fundit pasi një armëpushim 10-ditor midis Libanit dhe Izraelit hyri në fuqi dhe Presidenti Donald Trump tha se SHBA-të dhe Irani mund të takohen për bisedime në fundjavë.

Mbi artikull

Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent ranë me 61 cent, duke u shitur me më pak se 98 dollarë për fuçi.

Një pike kyçe ngërçi në bisedimet për t’i dhënë fund luftës me Iranin,është Ngushtica e Hormuzit që ka mbetur e bllokuar për shtatë javë dhe ka penguar afërsisht një të pestën e furnizimit botëror me naftë.

Çmimet e naftës u rritën me 50% në mars në një periudhë rekord dhe vetëm kohët e fundit kanë rënë nën nivelin 100 dollarë për fuçi, por kanë qëndruar brenda intervalit 90 dollarë për këtë javë.

Moneytizer Paragrafi 4

Analistët vlerësojnë se afërsisht 13 milionë fuçi nafte në ditë janë ndërprerë nga mbyllja e Ngushticës.

Ndërkohë, Ngushtica e Hormuzit mbetet praktikisht e mbyllur për shkak të një bllokade të dyfishtë nga SHBA-ja dhe Irani, duke i mbajtur tregjet në ankth për ndërprerje të mëtejshme të rrjedhave globale të energjisë.

Ndërkohë, Drejtori Ekzekutiv i FMN-së Fatih Birol paralajmëroi se rivendosja e një pjese të konsiderueshme të prodhimit të ndërprerë të naftës dhe gazit mund të zgjasë deri në dy vjet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]